• вторник, 18 јуни 2024

Moti i keq në Negotinë, nuk ka dëme të mëdha

Moti i keq  në Negotinë, nuk ka dëme të mëdha

Negotinë, 10 qershor 2024 (MIA) - Moti i keq e ka goditur sot pasdite komunën e Negotinës, me reshje shiu dhe erë të fortë. Kryetari i Komunës së Negotinës, Goran Stojanov, deklaroi për MIA-n se sipas informacioneve fillestare nuk ka dëme të mëdha.

"Një pemë është shkatërruar nga stuhia në qendër të qytetit dhe është filluar menjëherë me punë për pastrimin e fushës. Situata është duke u monitoruar dhe ne do të intervenojmë kudo që do të ketë nevojë për mbështetje dhe ndihmë komunale", theksoi ai. mb/

Foto: Goran Stojanov

Остани поврзан