Mot me diell, paradite me mjegull në disa lugina
- Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa paradite do të ketë mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë Celsius.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa paradite do të ketë mjegull në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe kryesisht i qetë. Në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë në 11 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër do të mbajë mot kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme lokale. Në disa nga malet më të larta, reshjet do të kalojnë në reshje bore. Në orët e mëngjesit në disa lugina do të ketë mjegull. mb/
Foto: MIA