• недела, 11 јануари 2026

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të borës

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë, me reshje të kohëpaskohshme lokale të borës gjatë natës dhe paradite, ndërsa pasdite pritet që reshjet të ndalen. 

Siç bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë prej minus pesë deri në dy, ndërsa ajo maksimale prej minus një deri pesë gradë. 

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie deri në minus një, ndërsa ajo maksimale do të arrijë tre gradë. 

Sipas parashikimit, reshje lokale të borës do të ketë edhe nesër paradite, kur do të fryjë erë e fuqishme veriore. Nga fillimi i javës së ardhshme, nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit, pritet periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë, me çka në disa vende temperatura e mëngjesit do të bie edhe nën minus dhjetë gradë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан