• сабота, 17 јануари 2026

Mot i ndryshueshëm me shi, borë dhe mjegull - temperaturat në rënie

Mot i ndryshueshëm me shi, borë dhe mjegull - temperaturat në rënie

 Shkup, 16 janar 2026 (MIA) - Gjatë fundjavës në zonat më të ulëta priten reshje të lehta lokale të shiut, ndërsa në zonat më të larta reshjet do të jenë me borë. Të hënën dhe të martën do të ketë një stabilizim të përkohshëm të motit, me periudha më të thata. Nga e mërkura, ndërkaq sërish paralajmërohen reshje, kryesisht borë, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.

 Gjatë ditës së nesërme, temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të jenë nga 2 deri në 6 gradë.

 Sipas parashikimit të DPHM-së, nga nesër deri në fund të javës ka kushte për shfaqjen e mjegullës në lugina të caktuara. Temperatura ditore do të ketë tendencë të rënies.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан