• четврток, 25 декември 2025

Moska: Drejtësia dhe arsyeja mbisunduan në marrëveshjen e BE-së për Ukrainën

Moska: Drejtësia dhe arsyeja mbisunduan në marrëveshjen e BE-së për Ukrainën

Moskë, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Rusia reagoi pozitivisht ndaj kompromisit të arritur nga vendet-anëtare të BE-së për financimin e Ukrainës.

"Drejtësia dhe arsyeja mbisunduan tani për tani", shkroi negociuesi kryesor rus, Kiril Dmitriev në Telegram.

Ai e përshkruajti vendimin e sjellur në bruksel si "goditje fatale" për ata që i quajti "nxitës të luftës", duke e emëruar kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, kancelarin gjerman, Fridrih merc dhe kryeministrin britanik, Kir Starmer.

"Disa zëra të arsyes në BE tani për tani parandaluan shfrytëzimin e paligjshëm të rezervave ruse për financim të Ukrainës", shkroi Dmitriev.

Rusia sërish paralajmëroi kundër asaj që e përshkruajti si "vjedhje" të mjeteve të veta shtetërore dhe kërcënoi se do të përgjigjet me përdorim të mjeteve perëndimore - posaçërisht atyre të investuesve dhe kompanive private - për qëllime të veta.

Dmitriev në X shkroi se Fon der Lajen, Merc dhe Starmer nuk ia dolën, transmetoi DPA.

"E tërë bota vetëm sa pa se nuk ia dolët t'i detyroni të tjerët ta shkelin ligjin", tha ai.

Pas kontestit disamujor, vendet-anëtare të BE-së herët në mëngjes u dakorduan për komprmis për financim të Ukrainës në dy vitet e ardhshme.

Sipas marrëveshjes, Ukraina do të marrë kredi pa normë interesi prej 90 miliardë eurove (105,5 miliardë dollarëve). Nëse Rusia nuk paguan dëmshpërblim pë dëmet e luftës, mjetet e ngrira ruse në BE do të përdoren për pagesë të kredisë.

Merc fillimisht kërkoi përdorimin e mjeteve të bankës qendrore ruse, nga të cilat, pjesa më e madhe janë të ngrira në Belgjikë, në mënyrë që të sigurohen kredi deri 210 miliardë euro. Plani në fund dështoi për shkak të kundërshtimit të vendeve so Franca dhe Itlaia, pasi që Belgjika shfaqi shqetësim për shkak të pasojave juridike dhe politike. ab/

 

Остани поврзан