Moskë: Tre të vdekur, 10 të plagosur në sulmin ukrainas në rajonin Rostov, gjashtë të plagosur në rajonin Krasnodar, janë rrezuar 149 dronë
- Tre persona kanë vdekur, ndërsa 10 janë plagosur në sulmin ukrainas në rajonin Rostov të Rusisë gjatë natës, deklaroi guvernatori i rajonit, Jurij Slusar. Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venijamin Kondratiev, deklaroi se gjashtë persona janë plagosur në një sulm me dron.
Moskë, 25 nëntor 2025 (MIA) - Tre persona kanë vdekur, ndërsa 10 janë plagosur në sulmin ukrainas në rajonin Rostov të Rusisë gjatë natës, deklaroi guvernatori i rajonit, Jurij Slusar. Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venijamin Kondratiev, deklaroi se gjashtë persona janë plagosur në një sulm me dron.
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë kryer një sulm masiv në jug të Rusisë gjatë natës. Sulmet më të fuqishme ishin në Novorosijsk dhe Taganrog, kumtuan autoritetet.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes, forcat e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjithsej 249 dronë mbi rajonet ruse, Detin e Zi dhe Detin Azov gjatë natës, prej të cilëve 116 ishin mbi Detin e Zi. Një total prej 76 dronësh u kapën dhe u shkatërruan mbi rajonin Krasnodar, 23 mbi Republikën e Krimesë, 16 mbi rajonin Rostov, 7 mbi rajonin Brjansk, nga 4 mbi rajonin Kursk dhe Detin Azov, 2 mbi rajonin Belgorod dhe një mbi rajonin Lipeck, specifikoi Ministria. ls/
Foto: Arkiv