• сабота, 06 декември 2025

Moldavia i bëri thirrje Rusisë në përgjegjësi për shkekjen e hapësirës ajrore me dronë

Moldavia i bëri thirrje Rusisë në përgjegjësi për shkekjen e hapësirës ajrore me dronë

Kishinau, 27 nëntor 2025 (MIA) – Moldavia dje i bëri thirrje ambasadorit rus që të shprehë protestë të ashpër për shkak të shkeljes më të re të hapësirës së saj ajrore nga dronët rusë dhe i bëri thirrje Moskës që të ndërmarrë masa për parandalimin e rasteve të tilla të mëtutjeshme. 

Moldavia vendosi dronë të rrëzuar rus para Ministrisë së Punëve të Jashtme si porosi dramatike diplomatike drejtuar përfaqësuesit rus. 

Qeveria proevropiane e Moldavisë e dënoi ndërhyrjen e forcave ruse në Ukrainë dhe e akuzon Moskën për përpjekje për destabilizim të Moldavisë, e cila gjendet ndërmjet Ukrainës dhe Rumanisë. 

Autoritetet e Moldavisë të martën vërejtën shkelje të hapësirës së saj ajrore nga gjashtë dronë rusë. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Moldavisë njoftoi se incidenti është “absolutisht i papranueshëm” dhe përfaqëson “shkelje serioze të sovranitetit të Moldavisë dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare dhe rajonale”. fc/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан