• петок, 22 ноември 2024

Mjeku i akuzuar për vdekjen e Methju Perit, u deklarua fajtor

Mjeku i akuzuar për vdekjen e Methju Perit, u deklarua fajtor

Los Anxhelos, 3 tetor 2024 (MIA) – Mark Çavez, një nga dy mjekët nga Kalifornia, të cilët janë në mesin e pesë personave të akuzuar për vdekjen e Methju Perit, u deklarua fajtor pas akuzave për shpërndarje të jashtëligjshme të “Ketamin”-ës, transmeton “Nju Jork dejlli njuz”

Mjeku Çavez kërcënohet me dënim me burg deri 10 vjet nëse dënohet. Mjeku tjetër i akuzuar në rastin, Salvador Plasensia u deklarua fajtor, si dhe Xhezvin Sanga, e cila nga prokurorët është quajtur dilere dhe “Mbretëresha e Ketaminës”. Që që dy shkojnë në gjykim në mars.

Asistenti personal i Perit, Kenet Ivamasa i cili e pranoi se ia ka injektuar ilaçin, dhe ndërmjetësuesi i cili tha se e ka blerë ketaminën nga Sanga, tashmë paraprakisht u deklaruan fajtorë. 

Prokurorët thanë se Plasensia ka blerë “Ketamin” nga Çavezi. Në porositë deri te furnizuesi, mjeku Plasensia shkruan: “Pyes veten sa do të paguajë ky budalla”, sipas akuzave. Plasensija, duket, ia ka dhënë ilaçin Perit. 

Met Bininger, avokati i mjekut Çavez, deklaroi se klienti i tij “pendohet shumë” për pasojat. Avokati shtoi se pendimi i Çavezit nuk është për shkak të asaj që Peri ishte i famshëm, por sepse një njeri ka ndërruar jetë duke bërë përpjekje që të shërohet. 

Methju Peri ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare, në tetor të vitit 2023 nga “Ketamina” dhe faktorë të tjerë nga të cilët ishte alivanosur dhe ishte mbytur në pishinën e tij, sipas raportit të autopsisë nga dhjetori i vitit 2023. fc/

Fotografia: Publikim në Fejsbuk

Остани поврзан