• четврток, 21 ноември 2024

Ndihmësja shtëpiake ka hedhur në plehra dyshekun e vjetër të dikujt tjetër "të rëndë" 50.000 euro

Ndihmësja shtëpiake ka hedhur në plehra dyshekun e vjetër të dikujt tjetër

 Montebeluna, 29 tetor 2024 (MIA) - Një grua nga qyteti Montebeluna, Italinë veriore, ka hedhur një dyshek të vjetër përplot me me stoli dhe para, "të rëndë" rreth 50.000 euro, shkruan gazeta "Tribuna di Trevizo" (Tribuna di Treviso). 

Duke e konsideruar dyshekun e vjetër si mbetje të rëndë që vetëm zë shumë hapësirë, ndihmësj e shtëpisë e nxori atë nga garazhi i pronarit - një gruaje të moshuar. Ndihmësja nuk e dinte që dysheku përdorej si vend depo për para, stoli dhe kartela kreditore.

 Pas disa orëve, e moshuara ka vërë re se dysheku nuk ishte më në vendin e saj, ndaj vajza e saj kontaktoi menjëherë policinë.

 Kështu, së bashku me zyrtarët komunalë të rrethinës kanë arritur në deponi. Kërkimi më pas zgjati një orë, por dysheku u gjet, ndërsa bashkë me të edhe pasuria e paprekur. qa/

Foto: Piksabej

 

Остани поврзан