• понеделник, 23 декември 2024

Një francez fitoi 80.5 milionë euro duke vënë bast për Trampin

Një francez fitoi 80.5 milionë euro duke vënë bast për Trampin

Paris, 14 nëntor 2024 (MIA) - Një francez ka fituar 85 milionë dollarë (80.5 milionë euro) në një seri bastesh në Polimarket (Polymarket), një treg për kriptovalutë që ishte një platformë popullore bastesh rreth zgjedhjeve në SHBA ku fitoi Donald Trampi.

Sipas "Uollstrit zhurnal" (The Wall Street Journal), personi është një shtetas francez dhe ish tregtar me emrin Teo. Për momentin ai nuk dëshiron të publikojë mbiemrin e tij. Kompania amerikane për analizën e blokçejn (Chainanalysis), nga ana tjetër tha se ka kontrolluar dhe identifikuar 11 llogari të "Polimarket" me veti dhe veçori të ngjashme. Në fakt, këto llogari janë ngarkuar në të njëjtën kohë, kanë marrë pjesë në baste dhe janë zbrazur në të njëjtën kohë.

“Polimarket” ende nuk ka konfirmuar pretendimet.

Personi në fjalë ka vënë bast në shumën prej gjithsej 70 milionë dollarë (66.35 milionë euro) për fitoren e Trampit ndaj Kamala Harisit. Fitimin prej 80.5 milionë euro ai e ka konfirmuar para shtypit francez.

"Polimarket" është një platformë bastesh e lansuar në vitin 2020 që pranon vetëm baste në kriptovaluta. Për rrjedhojë, teknikisht, një bast i tillë është i ndaluar për banorët e SHBA-së.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан