• петок, 05 декември 2025

Misajllovski në takimin ministror të procesit SEDM në Sarajevë

Misajllovski në takimin ministror të procesit SEDM në Sarajevë

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë, do të merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve nga Evropa Juglindore, të cilët janë pjesë e iniciativës SEDM - South East Defence Ministerial.

Në takimin, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është paraparë të bisedohet për sfidat kyçe të sigurisë në nivel global, të cilat kanë ndikim ndaj tërë rajonit, si dhe për zhvillimin rajonal të këtij procesi, në kuadër të të cilit funksionon edhe Brigada e Evropës Juglindore (SEEBRIG)

Në Bosnjë e Hercegovinë, Misajllovski do t'i vizitojë edhe pjesëtarët e ARM-së, të cilët japin kontribut në operacionin e Bashkimit Evropian, EUFOR - ALTEA dhe do të realizojë takim me komandantin e EUFOR-it, gjeneral-majorin, Florin-Marian Barbu. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан