• четврток, 25 декември 2025

Ministrja Janevska në Konferencën për strategjitë për specializim të mençur në procesin e zgjerimit të BE-së në Bruksel

Ministrja Janevska në Konferencën për strategjitë për specializim të mençur në procesin e zgjerimit të BE-së në Bruksel

Bruksel, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot në Bruksel do të marrë pjesë në Konferencën kushtuar strategjive për specializim të mençur në procesin e zgjerimit të BE-së, organizuar nga Qendra e përbashkët hulumtuese të Komisionit Evropian (JRC).

Është paraparël që Janevska të drejtohet në panelin "Procesi i specializimit të mençur në Ballkanin Perëndimor: arritjet dhe përvojat kyçe", me ç'rast sipas paralajmërimi do t'i prezantojë rezultatet e sotme të Planit aksional 2024-2025 të Strategjisë për specializim të mençur.

Krahas Janevskës, në panel do të marrin pjesë edhe ministrja e Kosovës për Industri, Sipërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, ministrja malazeze e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjela Jakshiq Stojanoviq, sekretarja shtetërore në Ministrinë serbe të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioneve, Marija Gnjatoviq dhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim Ekonomik të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Zhelko. Moderator i panelit do të jetë drejtoresha për strategi dhe ndikim në JRC, Sabine Hencler.

Konferenca do të fillojë me fjalime hyrëse të eurokomisares për zgjerim Marta Kos dhe sekretari i përgjithshëm i Qendrës së përbahslët hulumtuese të KE-së, Brernard Maganhen, ndërsa para pjesëmarrësve do të dejtohen edhe drejtori për ekonomi të qëndrueshme dhe korrekte në JRC, Mikel Landabaso, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësoi lindore (DG ENEST), Valentin Suprti dhe ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Maernova.

Në kuadër të Konferencës do të mbahen edhe tryeza të rrumbullakta me temë "Rruga drejt strategjive për spoecializim të mençur në rajonin e Detit të Zi" dhe panelet "Rrugët e reja për konkurrencë dhe bashkëpunim në rajonin e zgjerimit të BE-së" dhe "Inovacione dhe specializim i mençur në rrugën e Ukrainës drejt aderimit në BE".

Sipas organizatirëve, procesi i zgjerimit të BE-së paraqet mundësi dhe sfida për vendet e përfshira me procesin aderues, ndërsa integrimi efektiv kërkon edhe strategji të fuqishme për zhvillimin ekonomik dhe inovacionet. mb/

Foto: MIA/Qendra e përbashkët hulumtuese e Komisionit Evropian

Остани поврзан