Ministrja amerikane për Siguri të Brendshme, Kristi Noem pohon: I dyshuari për sulmin ndaj pjestarëve të Gardës nacionale është radikalizuar në SHBA
- Autoritetet amerikane besojnë se emigranti afgan i akuzuar për sulmin nga prita ndaj anëtarëve të Gardës nacionale në Uashington nuk ka qenë i radikalizuar derisa nuk ka ardhur në SHBA, deklaroi sot sekretarja për Siguri të Brendshme, Kristi Noem.
Uashington, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Autoritetet amerikane besojnë se emigranti afgan i akuzuar për sulmin nga prita ndaj anëtarëve të Gardës nacionale në Uashington nuk ka qenë i radikalizuar derisa nuk ka ardhur në SHBA, deklaroi sot sekretarja për Siguri të Brendshme, Kristi Noem.
Duke folur në emisionin "Meet the Press" të NBC dhe "This Week" të ABC, Noem tha se autoritetet besojnë se personi i dyshuar i armatosur, Rahmanullah Lakanval, tashmë jetonte në shtetin e Uashingtonit kur u radikalizua.
"Hetuesit po kërkojnë më shumë informacion nga anëtarët e familjes dhe burime të tjera", tha Noem, siç raportohet nga mediat britanike.
Autoritetet e kanë identifikuar Lakanwal (29) si të dyshuar për të shtënat e së mërkurës, vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, në të cilat u vra një anëtar i Gardës nacionale dhe një tjetër u plagos rëndë.
Pas të shtënave, administrata e presidnetit Donald Tamp theksoi në mungesë të konrollimit të afganëve dhe shtetasve tjerë gjatë mandatit të ish-presidentit Xho Bajden, edhe pse Lakanvalit i është dhënë azili nga administrata e presidentit aktual.
Lakanvil ka hyrë në SHBA në vitin 2021 si pjesë e evakuimit masiv të administratës së Bajdenit të afganëve, të cilët u kanë ndihmuar forcave amerikane gjatë luftës dydekadëshe në Afganistan, kur talebanët e kanë ndërmarrë pushtetin. Administrata e Trampit i ka dhënë azil në prill, tregon datoteka qeveritare.. mb/
Foto: MIA