• четврток, 17 октомври 2024

Ministria e Transportit: Duam hekurudhë drejt Bullgarisë, por nuk pranojmë të përfundoj në tunel

Ministria e Transportit: Duam hekurudhë drejt Bullgarisë, por nuk pranojmë të përfundoj në tunel

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Qeveria është fuqimisht e përkushtuar në ndërtimin e një rrjeti të ri hekurudhor në vend dhe e udhëhequr nga zhvillimi i përgjithshëm ekonomik dhe lidhja rajonale, kurse në frymën e procesit të integrimit evropian dhe nevojës për modernizim dhe përfundimin e korridoreve transportuese evropiane, mbetet plotësisht e përkushtuar në ndërtimin e pjesës lindore të Korridorit 8. Kjo në fakt e vërteton edhe procesin e vazhdueshëm të fazës së parë dhe të dytë të hekurudhës së Korridorit 8.

Kjo, siç kumtoi Ministria e Transportit, ishte qëndrimi i delegacionit të Maqedonisë i përbërë nga drejtori i HRMV Infrastrukturë Sinisha Ivanovski dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Transportit Stefan Vollkanovski, e cila me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dje në Bruksel realizoi një takim pune me përfaqësues të qeverisë bullgare të udhëhequr nga zëvendësministri i Transportit, ku u diskutua për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve.

 Në takim, përfaqësuesit nga Bullgaria theksuan se për momentin nuk ka asnjë projekt në të cilin do të punonin për përfundimin e hekurudhës deri në kufirin me Maqedoninë dhe ndërtimin e një tuneli, por shprehën gatishmërinë për të filluar me përpunimin e projekti që do të ishte gati në vitin 2026 .
 
 Në takim u konstatua se të dyja palët do të kenë një takim tjetër pune në fund të këtij muaji me detaje rreth realizimit të përbashkët të këtij projekti.

Përveç përfaqësuesve nga BE-ja, në takim morën pjesë përfaqësues nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve si dhe institucione të tjera të përfshira në zhvillimin e rrjetit të transportit në rajon dhe Evropë, qëndron në kumtesën nga Ministria e Transportit. ls/ 
 
Foto: MIA

 

Остани поврзан