Ministria e Drejtësisë organizon punëtori me Këshillin e Evropës dhe projektin "CyberSEE"
- Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë, e në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe projektin "CyberSEE", dje dhe sot janë mbajtur punëtori me pjesëmarrje të ekspertëve nga Estonia dhe Kroacia.
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë, e në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe projektin "CyberSEE", dje dhe sot janë mbajtur punëtori me pjesëmarrje të ekspertëve nga Estonia dhe Kroacia.
Punëtoria e parë, siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, iu kushtua Protokollit të dytë shtesë ndaj Konventës për krim kompjuterik, me pjesëmarrje të ekspertëve nga Estonia dhe Kroacia.
Punëtoria i ka bashkuar internet provajderët dhe institucionet gjyqësore për analizë praktike të këmbimit të provave elektronike", informojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Maqedonia e Veriut e ratifikoi Konventën në vitin 2004, Protokollin e parë në vitin 2005, ndërsa i dyti u nënshkrua në vitin 2022. bsh/
Foto: Ministria e Drejtësisë