• четврток, 04 декември 2025

Ministri Mucunski për vizitë disaditore në Lituani

Ministri Mucunski për vizitë disaditore në Lituani

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski deri të shtunën do të qëndrojë për vizitë në Lituani, me ftesë të kolegut të tij lituanez, Keshtutis Budris.

Krahas takimit me nikoqirin e tij, Mucunski do të realizojë më shumë takime në Parlamentin lituanez, ku do të takohet me anëtarët e komisioneve të punëve të jashtme, për çështje të BE-së dhe me anëtarët e Grupit për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale, integrimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe çështjet kyçe rajonale dhe evropiane.

Ministri Mucunski do t'i prezantojë edhe potencialet ekonomike të vendit gjatë vizitës në Konferederatën e industrialistëve, ku do të realizojë takim me kryetarin e Konfederatës, Vidmandas Januleviçius. Në Ministrinë e Ekonomisë do të realizojë takim me ministrin, Edvinas Grikshas.

Kjo është vizita e parë e Mucunskit në Vilnus dhe realizohet në vitin kur të dy vendet shënojnë 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан