• петок, 05 декември 2025

Ministri britanik Mekfaden: Bi-Bi-Si duhet ta pranojë gabimin dhe t'i kërkojë falje Trampit

Ministri britanik Mekfaden: Bi-Bi-Si duhet ta pranojë gabimin dhe t'i kërkojë falje Trampit

Londër, 11 nëntor 2025 (MIA) – Ministri britanik i Punës dhe Pensioneve, Patrik Mekfaden, deklaroi sot se servisi publik britanik Bi-Bi-Si duhet të kërkojë falje nëse ka bërë gabime në lidhje me artikullin për presidentin amerikan Donald Tramp. 

“Bi-Bi-Si duhet të përgjigjet në komentet të cilat i tha presidenti (Trampi) dhe avokatët e tij. Atë që do ta thosha është se, kur Bi-Bi-Si bën gabime, duhet t’i pranojë dhe korrigjojë”, tha Mekfaden, transmetoi “Skaj Njuz”. 

Në ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Bi-Bi-Si, Tim Dejvi, i cili paraprakisht dha dorëheqje, foli para gazetarëve gjatë mbërritjes në ndërtesën e shtëpisë mediatike. Duke theksuar se është krenar për punën e gazetarëve të Bi-Bi-Si dhe se servisi publik britanik edhe më tutje ka “të ardhme të ndritur”. 

“Bi-Bi-Si do të përparojë, e mbështes çdo pjesë të ekipit, jam shumë krenar me ata”, tha Dejvi. 

Paraprakisht, presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua me padi kundër Bi-Bi-Si në vlerë prej një miliardë dollarë, duke e akuzuar servisin britanik publik se vitin e kaluar ka bërë përpjekje të ndikojë në zgjedhjet presidenciale me montimin e fjalimit të tij. 

Bi-Bi-Si njoftoi se do ta shqyrtojë letrën dhe do të përgjigjet në përputhje me procedurën. 

Në ndërkohë, Bi-Bi-Si kërkoi falje për shkak të montimit të fjalimit të Trampit, duke theksuar se nuk ka pasur qëllim që të mashtrohet publiku.  fc/

Foto: Arkivi

 

Остани поврзан