• петок, 05 декември 2025

Ministrat Mucunski dhe Murtezani në takim me Kallas në Bruksel

Ministrat Mucunski dhe Murtezani në takim me Kallas në Bruksel

Bruksel, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri pËr Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot në Bruksel do të takohen me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Sipas paralajmërimeve takimi po mbahet në kontekstin e përkushtimit të vazhdueshëm të vendit ndaj procesit të integrimit evropian dhe angazhimit të përbashkët për të avancuar partneritetin me Unionin, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në kuadër trë vizitës në Bruksel, shefi i diplomacisë Mucunski nesër do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s.

"Takimi ministror do të jetë mundësi për të shkëmbyer qëndrime për implementimin e vendimeve nga Samiti i NATO-s në Hagë, me fokus në të ardhmen e Aleancës, përforcimin e aftësive individuale dhe kolektive, si dhe sigurimin e mbrojtjes dhe sigurisë efektive. Temë e pritur do të jetë mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, si dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj sfidave aktuale të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet destabilizuese të aktorëve të dëmshëm dhe konkurrentëve strategjikë që kërcënojnë arkitekturën ekzistuese të sigurisë dhe rendin ndërkombëtar", njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, është paraparë që ministri Mucunski të realizojë sërë takimesh dypalëshe. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан