• петок, 11 октомври 2024

Minçev: Problemi kryesor në sektorin publik është kompetenca dhe ekspertiza e pamjaftueshme, duhet riedukim i brendshëm në çdo institucion

Minçev: Problemi kryesor në sektorin publik është kompetenca dhe ekspertiza e pamjaftueshme, duhet riedukim i brendshëm në çdo institucion

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Mbipunësimi nuk është problemi kryesor në sektorin publik, edhe pse duhet të them se është në nivel të lartë. Problemi kryesor është kompetenca e pamjaftueshme, ekspertiza e pamjaftueshme, joprofesionalizmi dhe mosdija, për shkak të të cilave qytetarëve nuk mund t'u ofrohen shërbime cilësore. Në çdo institucion publik nevojitet riedukim i brendshëm, përkatësisht trajnim i nëpunësve publikë. Në këtë moment nuk do të mund të them nëse kjo do të ketë implikime financiare, theksoi në konferencën e sotme për shtyo ministri i Administratës Publike, Goran Minçev.

Ai në pyetjen e gazetarëve se si do të zgjidhet problemi i mbipunësimit në sektorin publik, tha se Ministria e Administratës Publike ka një raport që jep mesatarën e punonjësve nga viti 2016 deri në vitin 2023.

"Në vitin 2016 kemi pasur rreth 1290 institucione, kurse rreth 129 mijë të punësuar në sektorin publik. Shtatë vite më vonë kemi 80 institucione të reja publike, një mijë punonjës më pak, që do të thotë se numri në këto shtatë vite është i balancuar. Problemi kryesor në sektorin publik dhe në administratën publike është kompetenca e pamjaftueshme, ekspertiza e pamjaftueshme. Ky është rezultat i punësimeve partiake 30 vjet më parë, i nepotizmit, i punësimeve etnike në kuptimin e keqpërdorimit të balancuesit. Ne duam ta ndryshojmë këtë", tha Minçev.

Prandaj, theksoi se do të udhëheqin një proces transparent dhe të lirë demokratik, një mënyrë të re komunikimi në Qeveri dhe në Ministrinë e Administratës Publike. 

"Ne duam t'i dëgjojmë të gjithë. Nëse më pyesni mua personalisht se cili është qëndrimi im ndaj administratës publike, unë jam për një administratë publike profesionale, të mirëorganizuar, të reduktuar në numër që do të ofrojë shërbime seriozisht për qytetarët", tha Minçev.

Ai sqaroi se punonjësit që janë jokompetent do të mbeten në punë, por duhet të bëhet një proces paralel brenda vetë institucioneve. Ai beson se çdo punonjës që aktualisht është duke kryer një detyrë pune dhe nuk po e kryen atë në mënyrë adekuate, sipas arsimit të tij, duhet të thotë vetë se cili është afiniteti i tij, në cilin sektor shihet dhe cili mund të jetë kontributi i tij.

"Mund të flas për Ministrinë e Administratës Publike, ku janë rreth 60 punonjës. Mendimi im për këto njëqind ditë është se në përgjithësi në vetë sektorët mund të disponojmë me rreth 50 për qind të kapacitetit të punonjësve. Çdo punëtor i cili aktualisht është duke kryer një detyrë pune dhe nuk e kryen atë siç duhet, sipas arsimit të tij, duhet të thotë vetë se cili është afiniteti i tij, në cilin sektor shihet dhe cili mund të jetë kontributi i tij", tha Minçev.

Ai shtoi se nuk mund të thotë nëse kjo do të ketë implikime financiare për shtetin, sepse në Ministrinë e Administratës Publike ekziston një sektor për trajnim dhe dukim, i cili duhet të transformohet me krijimin e Akademisë për përmirësim profesional të nëpunësve administrativ. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан