• сабота, 27 јули 2024

Minçev: Institucionet nga sektori publik ta respektojnë mënyrën e re të llogaritjes së Balancuesit në planet e punësimit

Minçev: Institucionet nga sektori publik ta respektojnë mënyrën e re të llogaritjes së Balancuesit në planet e punësimit

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Nga 120 plane vjetore për punësim, të cilat institucionet e ektorit publik i kanë dërguar në Ministrinë e Administratës Publike për miratim, vetëm pesë kanë marrë mendim pozitiv nga MAP, ndërsa 115 të tjerat u janë kthyer për përpunim, zakonisht për shkak të përqindjes së regjistruar gabimisht të komunitetit etnik, gjegjësisht, mosharmonizim me mënyrën e re të llogaritjes së Balancuesit.

Ministri Goran Minçev sot në konferencë për shtyp u bëri thirrje institucioneve të sektorit publik që në planet për punësim të regjistrojnë përqindje të bashkësisë etnike konform ndryshimit të llogaritjes të hallkës digjitale Balancues. I përkujtoi se gjatë llogaritjes së përqindjes merret parasysh vetëm numri i popullatës rezisente, e jo edhe popullata jorezidente nga censusi i vitit 2021.

Dallimi në përqindje sipas censusit të kryer, tha ai, te maqedonasit është nga 54,21 për qind në 58,44 për qind, shqiptarët nga 29,52 për qind në 24,30 për qind, turqit nga 3,98 për qind në 3,86 për qind, romët nga 2,34 për qind në 2,53 për qind, serbët nga 1,18 për qind në 1,30 për qind, vllehët nga 0,44 për qind në 0,47 për qind dhe boshnjakët me një përqindje identike prej 0.87.

"Janë njoftuar institucionet e sektori publik, gjegjësisht planet e tyre vjetore janë kthyer për rishikim me qëllim për t'i harmonizuar me të dhënat e korrigjuara në zgjidhjen e re të inkorporuar për Balancuesin, sipas popullsisë rezidente në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ftoj institucionet nga sektori publik që të veprojnë sipas vërejtjeve, indikacioneve dhe udhëzimeve tona dhe në afat sa më të shkurtër t'i dorëzojnë sërish për miratim në Ministrinë e Administratës Publike", tha Minçev.

Krahas kësaj, arsyeja më e shpeshtë e kthimit të planeve vjetore të punësimit, MAP-ja i kthen planet institucioneve për përpunim të mëtutjeshëm edhe për një arsye tjetër, siç tha ai, ligjore dhe të natyrës juridiko-normative, duke qenë se MAP është një ministri e sapoformuar.

Në pyetjen nëse ka lëshime të mëdha nga përfaqësimi i lejuar i komuniteteve etnike dhe si do të veprohet nëse ka shkelje, Minçev e theksoi Ministrinë e re të Administratës Publike që e kryeson, si shembull për keqëpërdorim të baëancuesit. Siç tha, nga punësimi 100 përqindësh në MAP për momentin, nga 43 deri 45 për qind janë të punësuar nga bashkësisë etnike me çka Balancuesi është keqpërdorur.

Ndërkaq në pyetjen nëse do të ketë ligj të ri pasi që janë tërhequr nga procedura kuvendore ligjet për nëpunës administrative dhe për të punësuar në sektorin publik, ministri kumtoi se nga fundi i muajit do të hapet debat i gjerë publik në të cilët do të ftohen të kyçen të gjitha palët e prekura, me qëllim, siç tha, "të bëhen ligje solide, cilësore dhe të zbatueshme". Është e mundur, tha, të hapet edhe çështja për ligj të ri. mb/

Foto: Ministria e Administratës Publike   

Остани поврзан