• четврток, 25 декември 2025

Mijëra bullgarë edhe mbrëmë protestuan kundër korrupsionit, kërkojnë zgjedhje të drejta dhe gjyqësi të pavarur

Mijëra bullgarë edhe mbrëmë protestuan kundër korrupsionit, kërkojnë zgjedhje të drejta dhe gjyqësi të pavarur

Sofje, 19 dhjetor 2025 (MIA) - Dhjetëra mijë njerëz mbrëmë dolën në rrugët e kryeqytetit Sofje dhe qytete të tjera të Bullgarisë për të kërkuar zgjedhje të drejta dhe gjyqësi të pavarur që mund të luftojë kundër korrupsionit gjerësisht të përhapur.

Këto demonstrata pasuan pas protestave nga java e kaluar, të shkaktuara nga planet e qeverisë për tatime më të larta dhe shpenzime të rritura qeveritare. Më pas qeveria e tërhoqi planin kontrovers buxhetor për vitin 2026, por në fund i përmbushu kërkesat e popullit për të dhënë dorëheqje.

Ngjarjet më të reja e lënë Bullgarinë, e cila është në BE që prej vitit 2007, pa buxhet për vitin e ardhshëm dhe pa qeveri të rregullt, mu para se t'i bashkohet eurozonës më 1 janar si anëtarja e 21-të dhe ta vendosë euron si mjet pagese.

Pritet presidenti Rumen Radev të emërojë qeveri të përkohshme dhe të caktojë datë për zgjedhje të parakohshme, që do të jenë të tetat me radhë prej vitit 2021.

Demonstruesit mbrëmë kërkonin zgjedhje të lira dhe të drrejta, dhe jo të kpmpromituara me manipulim të votuesve, blerje të votave dhe falsifikim të rezultateve zgjedhore si në fushatën e kaluar.

Në qendër të frustrimeve të demonstruesve është roli i politikanit dhe oligarkut bullgar, Deljan Peevski, i cili u sanksionua edhe nga SHBA-ja edhe nga Britania e Madhe dhe partia e të cilit Aleanca e të drejtave dhe lirive e mbështeti koalicionin e kryesuar nga partia GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov. ab/

foto: ЕPА

 

Остани поврзан