Mickoski: Të rreme janë alarmet për bomba në shkolla, sulme hibride, grupi punues përgatit protokoll
- Të rreme janë alarmet për bomba në shkollat në shtet, grupi punues mban mbledhje, udhëzimet do të arrijnë deri tek institucionet, kumtoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Veles, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndarjes së banesave për familjet e cënueshme sociale në komunën e Velesit. Në deklaratë për mediumet, kryeministri tha se kërcënime të tilla ka pasur edhe në Kroaci dhe Hungari.

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Të rreme janë alarmet për bomba në shkollat në shtet, grupi punues mban mbledhje, udhëzimet do të arrijnë deri tek institucionet, kumtoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Veles, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ndarjes së banesave për familjet e cënueshme sociale në komunën e Velesit. Në deklaratë për mediumet, kryeministri tha se kërcënime të tilla ka pasur edhe në Kroaci dhe Hungari.
"Unë vazhdimisht isha në kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme, më informoi dhe më në fund kam një konkludim, deri tani të gjitha pa përjashtim janë të rreme. Ato janë ato sulme hibride, të cilat do të ndodhin, nuk është asgjë e papritur, duhet të përgatitemi. Gradualisht është sipas protokollit lloj i tillë i sulmeve, ka pasur para disa ditëve edhe në Kroaci, paraprakisht në institucionet në Hungari dhe supozoj se kjo do të jetë kontinuitet tek ne, por mendoj se po krijohet një protokoll", deklaroi kryeministri.
Ai informoi se grupi punues mban mbledhje dhe se deri nga fundi i ditës do të arrijnë udhëzimet deri tek shkollat dhe deri tek pjesëtarët e MPB-së.
"Grupi punues takohet, respektivisht punon në përgatitjen e protokollit dhe sot deri nga fundi i ditës do të arrijnë udhëzimet edhe deri tek shkollat, por edhe deri tek drejtorët, por edhe deri tek pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme se çka duhet të bëhet, për të pasur zhvillim të papenguar të mësimit në këto objekte", deklaroi kryeministri.
Paraprakisht, edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në konferencë për shtyp tha se alarmet për bomba në shkolla janë të rreme, për çka kanë konfirmuar edhe kontrollet e MPB-së.
Në konferencë për mediat paradite, ajo kumtoi se mëngjesin e sotëm MASH ka formuar një grup ndërsektorial për t'u përballur me efikasitet më të madh me situatën pas paralajmërimeve për mjete të vendosura shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme sot. E falënderoi MPB-në për reagimin e shpejtë dhe theksoi se i vjen keq që dikush "luan me fëmijët kështu". U ka bërë thirrje udhëheqësve të shkollave që alarmet t'i raportojnë në MPB dhe të ndjekin protokollet e policisë. U apeloi arsimtarëve dhe drejtorëve në shkolla për komunikim q t'i shfyrtëzojnë ekskluzivisht adresat elektronike zyrtare, të krijuara nga MASH.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se shërbimet e saja kompetente po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse pas alarmeve të mbërritura për kinse bomba të vendosura sot në mëngjes në disa shkolla në vend.
"Ministria e Punëve të Brendshme e informon publikun se pas shumë alarmeve që kanë arritur për kinse pajisje të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në gati gjithë territorin e shtetit, shërbimet kompetente të ministrisë po ndërmarrin masa dhe aktivitete gjithëpërfshirëse në bazë të procedurave të brendshme për veprim në rast të rrezikimit terrorist”, informon MPB.
Në bazë të kësaj, bën të ditur Ministria, bëhet edhe vlerësim i shkallës së rrezikimit në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë – inteligjencës, përmes një shtabi operativ të formuar në kuadër të Ministrisë. bsh/
Foto: MIA arkiv