• сабота, 22 февруари 2025

Dimitrieska - Koçoska: Nëse ka bashkim "kartel" të marketeve, çmimet edhe në "KAM" edhe në "Vero" do të ishin pothuajse të njejta

Dimitrieska - Koçoska: Nëse ka bashkim

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Nëse ekziston bashkim "karteli" të marketeve, çmimet edhe në "KAM" edhe në "Vero" do të ishin këtu diku, por edhe vetë e dimë se nuk është ashtu. Secili ka mundësi dhe opsion të tregtojë ku dëshiron, tha sot ministrja e Financave, GOrdana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo informoi se të martën Qeveria ka zhvilluar diskutim të gjatë rreth masave për çmimet e produkteve, me ç'rast u konstatua se duhet të sillen zgjidhje afatgjate. "Ngrirja", përsëriti, është diçka ad-hok që jep vetëm efekt afatshkurtë.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit në Lidhjen e odave ekonomike (LOE), ministrja nënvizoi se vendimet për çmimet i sjellë kryesisht në bazë të të dhënave që i publikon Enti shtetëror i statistikave. me atë rast u bëri thirrje gazetarëve që me të të shkojnë atje ku blen ajo dhe të shohin se sa kushton në pako me vezë. Nuk mundet, u tha, t'i marrin parasysh çmimet vetëm nga një market dhe të thonë se janë rritur. Para dy javësh, kur ka blerë vezë, shitësja, përmendi, i ka thënë se tek ajo çmimet nuk kanë "lëvizur" që nga Pashkët e kaluara. Prandaj, konkludoi Dimtitrieska-Koçoska, duhet gjërat të gjihen më gjerësisht.

Lidhur me shkurtimin e shportës konsumatore që gjithashtu ishte temë në mbledhjen e Qeverisë, Dimitrieska-Koçoska, siç theksoi, ishte tronditur nga dy momente që ishin përmendur: se një familje brenda muajit shpenzon 13 litra qumësht apo se blen fasule të konservuara. Nuk mundet, tha, kur bëhen përllogaritjet dhe analizat, të udhëhiqemi nga ndonjë qasje e palogjikshme.

Qëndrimi i LOE-së është i ngjashëm me atë të ministres, se duhet të gjenden zgjidhje afatgjata dhe se ngrirja e çmimeve nuk jep rezultate, ndërkaq çdo kufizim, siç tha kryetari i LOE-së, Trajan Angelloski, do të ketë reperkusione të caktuara. Angelloski porositi që marketet ta rrisin ofertën dhe transparencën, të përpiqen t'i shënojnë produktet në mënyrë që konsumatorët të dinë se cili nga ku vjen dhe të vendosin për të blerë.

"Nuk e mbroj asnjërin, të mos më keqkuptoni, flas me fakte. Se sa janë rritur çmimet, ju them në bazë të asaj që e ka nxjerrë Enti shtetëror i statistikave si informatë. Drejtohuni atje, le t'ju sqarojnë në hollësi se si i kanë bërë përllogaritjet. Nuk shkoj nëpër markete të kontrolloj, blej në 'Tineks' sepse e kam më afër dhe nuk shoh lëkundje të tilla të çmimeve edhe në Tregun e Gjelbër. Nuk shkoj t'i shkruaj çmimet në çdo market se si janë. vendimet i sjelli në bazë të të dhënave të Entit shtetëror të statistikave", theksoi minsitrja.

Ajo e thirri drejtorin e Entit shtetëror të statistikave dhe ai i tha se prej vitit 2011 Enti nuk bën përllogaritje të shportës konsumatore. Sqaroi se edhe EUROSTAT ka konstatuar diçka të ngjashme në vitin 2010 lidhur me atë se cilat të dhëna merren parasysh.

"Biseduam në Qeveri edhe se çka duhet të ketë në shportën konsumatore me ç'rast u vlerësua se profesionistët duhet ta thonë atë", shtoi ministrja.

Sipas saj, vendi ka probleme me inflacionin bazik, që do të thotë se ushqimi shënon rritje prej 0,3 për qind në nivel të gabimit statistikor.

"Kur t'i shohim nimrat, e kuptojmë se kriojohet panik, por ai panik nuk është i mbështetur me atë që e tregon Enti shtetëror i statistikave. Po, ai thotë se kemi inflacion, kemi lëvizje të inflacionit, por jo atë që do të thotë produkte themelore. Për momentin shkaku më i madh për inflacionin janë shërbimet hotelierike. Duke pasur parasysh se kemi një situatë të këtillë, biseduam të martën në Qeveri. Patëm diskutim të gjatë rreth masave për ngrirje të çmimeve. personalisht thashë se mund të vendosim një masë të caktuar 'ngrirje të çmimeve', por ajo do të ketë efekt afatshkurtë. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje në afat të gjatë, dhe ato nuk janë këto masa ad-hok për ngrirjen e çmimeve. Afati i gjatë është një strategji tërësisht e re - si duhet të funksionojë ekonomia e vendit dhe është shumë më e gjerë, fillon nga mënyra e subvencionimit të bujqësisë, nxitja e prodhimit më të madh të ushqimit dhe konkurrenca më e madhe nga ana e prodhuesve vendorë, në mëynrë që të kemi çmime më të ulëta dhe të mos na ndodhin probleme të cilat pasqyrohen nga jashtë. Lidhur me bashkimin 'kartel' të marketeve nuk mund të them nëse ka apo jo, është e ndërlikuar procedura që duhet të dëshmojë diçka të tillë, nëse ka. Nëse ka bashkim 'kartel', atëherë çmimet edhe në "KAM" edhe në "Vero" do të ishin këti diku, ndërkaq edhe vetë e dimë se nuk është ashtu", tha Dimitrieska-Koçoska.

Sipas kryetarit të LOE-së, Trajan Angelloski, atë qëe  propozon ministrja, masa në afat të gjatë, është zgjidhja e tërë problemit.

"Sa për qind në markete janë produkte të vendit? Statistika jonë thotë se prodhuesit tanë në markete janë të prëfaqësuar në promilje, shumica e ushqimit është e importuar. Ne çdoherë u bëjmë thirrje edhe marketeve t'u mundësojnë edhe prodhuesve më të vegjël të gjenden nëpër rafte dhe presim që marketet ta respektojnë këtë. Në prëgjithësi, konsiderojmë se çdo kufizim do të ketë reperkusione të caktuara në një sferë të caktuar. Përfitimet nuk janë vetëm tek marketet, duhet të jemi të kujdesshëm sepse bëhet fjalë për një zinxhir të tërë, i përbërë nga disa hallka, ndërsa marketet janë hallka e fundit", ptoencoi Angelloski. ab/

Foto: МIА

  

 

Тагови

Остани поврзан