• сабота, 22 февруари 2025

Mexhiti: Qeveria ka vendim për transforimin e marrëdhënies së punës të 1.500 të punësuarve në shëndetësi

Mexhiti: Qeveria ka vendim për transforimin e marrëdhënies së punës të 1.500 të punësuarve në shëndetësi

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria ka marrë vendim për transformimin e marrëdhënies së punës së 1.500 të punësuarve në shëndetësi, të cilët me vite punojnë me kontratë në vepër, theksoi sot zëvendëskryeministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth paralajmërimit të tij në takimin partiak për punësimin e 1.000 shqiptarëve nbë administratë.

"Të punësuar më herët dhe të keqpërdorur në zgjedhje dhe ka vendim të Qeverisë për transformimin e zgjidhjeve të tyre në afat të pacaktuar. Kështu që qasja e njejtë do të jetë edhe në institucionet tjera", deklaoi Mexhiti.

I pyetur nëse ka marrëveshje konkrete me partnerët e koaliciomnit për një gjë të tillë dhe nëse kjo është konform projeksioneve të Qeverisë për punësim në administratl, Mexhiti me përgjigje pothuajse identiteti, gjegjësisht se këta persona janë të nevojshëm në shëndetësi dhe siç tha, dikush ka luajur me ta në të kaluarën.

"Do të thotë se ka vendim të Qeverisë dhe nuk do të luajmë me njerëzit, siç kanë luajtur në të kaluarln dhe t'i shfrytëzojmë për zgjedhje. Nevojiten në shëndetësi dhe ata duhet jenë më stabil dhe të kenë vendime në afat të pacaktiuar dhe t'i përkushtohen shëndetësisë më të mirë", tha Mexhiti.    

Në deklaratën e zëvendëskryeministrit në ngjarjen partiake sot reagoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, për të cilin deklarata e Mexhitit është shembull klasik i populizmit parazgjedhor, pas asnjë bazë juridike ose institucionale.

Министерот за јавна администрација, Горан Минчев денеска се обратил на иницијалниот состанок на Координативното тело за управување со квалитет, каде што учествувале претставници од SIGMA, Евр

Ai theksoi se ministria e Administratës Publike është fuqishëm e përkushtuar në respektimin e sistemit merit, që do të thotë se punësimet dhe avancimi në sektorin publik duhet të bazohen kryesisht në cilësinë dhe aftësitë e kandidatëve, e jo në përkatësinë e tyre etnike ose politike.

"Sektori publik nuk është treg parazgjedhor ku jepen vende pune në këmbim të mbështetjes politike. Qytetarët e RMV-së meritojnë institucione nqë punojnë në mënyrë profesionale dhe transparente, e jo administratë të ndërtuar në bazë të premtimit populist", shtoi Minçev. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан