• недела, 11 јануари 2026

Mickoski: Taravari vendosi t'i bashkohet bllokut të krimit

Mickoski: Taravari vendosi t'i bashkohet bllokut të krimit

Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Blloku i krimit, e kaluara dhe ajo e së ardhmes dhe prosperitetit të Maqedonisë janë dy blloqet të cilat do të kundërshtojnë zgjedhjet e ardhshme, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas promovimit të qasjeve të reja për trajtimin e personave që shkelin ligjin në Qendrën për trajnim në Idrizovë.

Sipas tij, Arben Taravari ka vendosur t'i bashkohet bllokut të parë, duke sqaruar se në skenën politike shumë gjëra do të jenë më të qarta.

"Politika reale është çështje e të mundshmes. Unë jam i vetëdijshëm për këtë. Këtë javë do të ketë shumë punë të qarta. Por, një gjë është e qartë, se më pak se pesë muaj nga fillimi i fushatës për zgjedhjet lokale janë definuar dy blloqe. Njëri është blloku nga e kaluara, blloku i krimit, korrupsionit, turpit, grabitjes, bllok i lidhur ngushtë me bandat kriminale. Herë pas here luante sport në kabinetin e tij, luante futboll, basketboll. Shpeshherë sillej në mënyrë të pavëmendshme ndaj qytetarëve dhe dinte të pasuronte flotën e tij apo të të afërmeve të tij me 'majbah' automjet i cili vlente qindra mijëra euro, përderisa qytetarët mezi ia dilnin muajit. Kishte edhe nga ata të cilët ishin të prirur pas blerjeve të patundshmërive dhe blenë komplet qendra tregtare... Ky është një bllok i cili për fat të keq Arben Taravari vendosi t'i bashkohet dhe tjetri është Blloku i qytetarëve të ndershëm, Blloku i Maqedonisë i cili dëshiron të shohë një vend të pasur, të suksesshëm në të cilin nuk do të ketë trajtim preferencial, nuk do të ketë lojë futbolli në kabinetin e Qeverisë, por do të bëhet punë për qytetarët", tha Mickoski.

Në lidhje me qëndrimin e zëvendëskryeministrit Arben Fetai i cili ishte kuadër i VLEN-it nga AA, ai potencoi se këtë javë do të ketë një takim me udhëheqësinë e partisë.

"Këtë javë shumë gjëra do jenë më të qarta. Pres që të takohem me njerëzit e VLEN-it dhe të diskutojmë për të ardhmen e Qeverisë, koalicionin me program të qartë deri në zgjedhjet lokale e më tutje. Shumë gjëra do të zbulohen këtë javë.

I pyetur për të komentuar deklaratën e disa funksionarëve të VLEN-it për kalimin e mundshëm të deputetëve të BDI-së në anën e shumicës ai tha se politika është çështje e së mundshmes. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан