• недела, 26 јануари 2025

Mickoski: Rikonstruksioni i rrugës Katllanovë - Gradmanci i ndërlidh dy vendbanimet në Komunën e Petrovecit, vazhdojmë të ndërtojmë

Mickoski: Rikonstruksioni i rrugës Katllanovë - Gradmanci i ndërlidh dy vendbanimet në Komunën e Petrovecit, vazhdojmë të ndërtojmë

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot ka kryer inspektim të aktiviteteve ndërtimore në rrugën Katllanonë - Gardamci në Komunën Petrovec, projekt në gjatësi prej 2.400 metrave, për ndërtimin e së cilës janë siguruar fondet nga Qeveria përmes kredisë hungareze në vlerë prej 12.200.00 denarëve.

Jam përfundimisht i lumtur dhe i kënaqur, porositi Mickoski, për gjithë atë që ka paraqitur paraprakisht problem për qytetarët, tani tejkalohet, zgjidhet përmes këtyre fondeve, të cilat janë realokuar nga Buxheti. Ndërtohen rrugë, ndërtohen autostrada, bulevarde, kopshte, shkolla, salla, investime praktike kapitale, që do ta përmirësojnë cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë.

Mjetet në vlerë prej 9.470.000 denarë nga kredia hungareze për Komunën e Petrovecit, janë siguruar edhe për rindërtimin kopshtit të fëmijëve, faza e dytë dhe përfundimtare me kapacitet të kujdesit për 70 fëmijë.

"E përgëzoj edhe një herë kryetarin e komunës, deputetin që vjen nga Komuna e Petrovecit, këshilltarët, administratën që tekstualisht punojnë gjithmonë me përkushtim që e gjithë këtë që e shohim sot të bëhet realitet", tha Mickoski.

Mickoski theksoi edhe rolin e Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Ministrisë së Transportit, të cilat po ashtu marrin pjesë në këto projekte, sepse, siç tha ai, praktikisht lehtësohen mjetet përmes tyre. mb/

Foto: Qeveria e RMV-së

Остани поврзан