• петок, 11 октомври 2024

Mickoski: Qeveria është partnere e sindikatave dhe punëdhënësve, vazhdojmë bashkëpunimin

Mickoski: Qeveria është partnere e sindikatave dhe punëdhënësve, vazhdojmë bashkëpunimin

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Për Qeverinë përcaktim kryesor dhe strategjik është ekonomia, gjegjësisht përmirësimi i performancës së ekonomisë, sepse nëse nuk kemi ekonomi të mirë dhe stabile, atëherë nuk kemi asgjë në vend, tha kryeministri Hristian Mickoski në seancën e sotme të parë të Këshillit ekonomiko- social, kumtoi Pres shërbimi qeveritar.

Mickoski tha se për të pasur një ekonomi stabile patjetër duhet të ketë sundim të ligjit, diçka të cilën nuk e kemi pasur në periudhën e kaluar, duke shtuar se në periudhën që vijon do të ketë përmirësim, sepse siç tha ai, "asnjë nga investitorët qoftë nga Maqedonia apo jashtë saj nuk dëshiron të investojë mjetet e saja në një vend ku nuk sundon ligji".

"Për të pasur një ekonomi të mirë dhe të qëndrueshme duhet të kemi sundim të ligjit, diçka të cilin fatkeqësisht nuk e kemi dhe do të mundohemi në periudhën e ardhshme ta përmirësojmë dhe të kemi realisht sundimin e ligjit, sepse nëse nuk ka shtet juridik nuk do të kemi investitorë të cilët pa dallim nëse janë nga Maqedonia apo nga jashtë do të duan të investojnë mjetet e tyre. Dhe në atë drejtim këto dy parametra shkojnë njëri me tjetrin", ka thënë kryeministri i Qeverisë.

Mickoski theksoi se dialogu ndërmjet Sindikatave dhe punëdhënësve dhe Qeverisë është i rëndësishëm për të krijuar kushte për funksionim në të cilat do të fillojë një proces i cili do të udhëheqet në drejtim të ekonomisë së qëndrueshme dhe sundimit të ligjit. 

"Normalisht këtu është dialogu ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve në fushën e krijimit të kushteve që ne të funksionojmë siç duhet dhe mendoj se me seancën e sotme konstituive do të fillojmë një proces të tillë që do të na çojë në drejtimin që të kemi, së pari ekonomi të qëndrueshme, sundimin e ligjit dhe dialog cilësor ndërmjet këtyre tri palëve, sindikatave, punëdhënësve dhe Qeverisë", theksoi Mickoski.

Ai theksoi se ka trashëguar institucione me borxhe të mëdha ku deri më 24 qershor në Buxhet kanë munguar 30 miliardë denarë.

"Kemi pasur detyrime të papaguara ndaj sektorit privat i cili ende është duke u azhurnuar prej afër 200 milionë euro. Tani gjithnjë e më shumë, me kalimin e kohës ato arrijnë. Minus përafërsisht 150 mijë euro në Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë, përveç obligimeve nga jashtë, për pensionet për pagesë të rregullt mungojnë rreth 5 miliardë denarë. Mungojnë rreth 4.2 miliardë denarë për pagesë të rregullt të pagave, në versionin fillestar të buxhetit, obligime shtesë në bazë të ndërmarrjeve publike ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare prej 5.1 miliardë denarë. Në Fondin për Shëndetësi mungojnë rreth 1.7 miliardë denarë në versionin fillestar të buxhetit, 800 milionë denarë për të ardhura minimale të garantuara, 437 milionë denarë për shujtën e studentëve, 207 milionë denarë për bursa, rreth 300 milionë denarë për bllok grante, 1 miliard denarë për subvencione te kompanitë që punojnë në ZZHTI-së etj. Lista është e gjatë, për shpenzime rrjedhëse deri më 24 qershor në buxhet kanë munguar 30 miliardë denarë për shpenzime", theksoi Mickoski.

Shprehu keqardhjen që Këshilli ekonomiko-social para krijimit të buxhetit nuk ishte aq aktiv, ashtu siç ishin individët aktivë këto 100 ditë. Por, kjo është situata, theksoi Mickoski dhe shtoi se paratë janë siguruar përmes rritjes së pagesës në sektorët kyç, ndërsa ai është DAP-i dhe Drejtoria doganore duke potencuar se nuk ka më kompani fiktive të cilët shpikin shuma milionëshe për rikthimin e TVSH-së dhe në atë mënyrë vjedhin nga shteti.

Në fund kryeministri Mickoski tha se Qeveria është partnere në të cilin Sindikatat dhe punëdhënësit do të kenë besim dhe do të bashkëpunojnë, ndërsa jo si parti që dëshiron të imponohet si autoritet, qëndron në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar. rq/

Foto: Qeveria

 

 

Остани поврзан