• недела, 11 јануари 2026

Mickoski për vizitë në Komunën e Gjevgjelisë

Mickoski për vizitë në Komunën e Gjevgjelisë

Shkup, 8 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të kopshitit të ri për fëmijë "Sonçogledi" në Komunën e Gjevgjelisë, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 56 milionë denarë.

Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, gjatë vizitës, kryeministri Mickoski do të inspektojë punimet ndërtimore në Çarshinë e Vjetër të Qytetit, investim prej mbi 40 milionë denarësh.

Në fund, kryeministri Mickoski do të kryejë inspektim edhe të punimeve ndërtimore për ndërtimin e një parku të ri me kënd lojërash për fëmijë, me sipërfaqe prej 3.150 metra katrorë, ku pas përfundimit të aktiviteteve është paraparë të japë deklaratë për media. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан