• вторник, 19 ноември 2024

Mickoski: Punojmë në baza ditore me aleatët tanë për të zhbllokuar eurointegrimet

Mickoski: Punojmë në baza ditore me aleatët tanë për të zhbllokuar eurointegrimet

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski rikonfirmoi qëndrimin se vazhdojnë përpjekjet diplomatike për zhbllokimin e integrimeve evropiane të vendit dhe se mbetet i qëndrimit se zgjidhja e vetme e pranueshme për Qeverinë janë ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar.

"Përsëri do ta them, ne punojmë në baza ditore me aleatët tanë. Nëse nuk jemi aty, nuk do të thotë se nuk punojmë. Bisedojmë me të gjithë në telefon. Absolutisht me të gjithë. Këtu të mos keni dilema. Sot atje ndodhet ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski dhe si shtet i parë në rajon, ndërsa si Qeveri jemi zgjedhur së fundmi, nuk ka as pesë muaj, nënshkruajmë Marrëveshje me përfaqësuesin e lartë, z Borel për sigurinë dhe bashkëpunimin ushtarak me BE-në, vendi i parë në rajon që e ka nënshkruar këtë sot. Të parët do të jemi që do të marrim këstin për Planin e rritjes, ishim të parët që mbaruam gjithçka që qëndroi për shtatë vjet dhe jemi përsëri të parët dhe ne do të vazhdojmë të jemi të parët në të ardhmen. Kemi një qëndrim të qartë parimor të bazuar në argumente. Ne e argumentuam atë pozicion para të gjitha autoriteteve botërore. Dhe evropiane mbi të gjitha. Nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar qëndrimin tonë. Dhe askund nuk kemi dëgjuar prej tyre që ato argumente nuk janë të mira, ato argumente janë të gabuara etj. Ne do të punojmë, nuk do të jetë e lehtë. Fatkeqësisht, shtatë vjet ekzibicionizëm ishte politika e jashtme, ndërsa në shtëpi vidhnin dhe shkatërronin. Ata menduan se kështu do të merrnin leje, gjithçka u fal në shtëpi, por populli nuk na fal dhe ne e pamë këtë më 8 maj", tha Mickoski i pyetur nga gazetarët të komentojë deklaratën e Komisarit evropian për zgjerim, Oliver Varheji i cili dje iu referua PE-së për progresin për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për vendin tonë përsëriti kushtin për ndryshimet kushtetuese.

Kryeministri Mickoski njoftoi se në dhjetor do të jetë edhe në Bruksel dy herë me ftesë të Përfaqësuesit të lartë të ri të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Antonio Koshta, më 3 dhjetor dhe në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 18 apo 19 dhjetor ku do të paraqesë sërish argumentet e shtetit.

I pyetur se me cilat vende të BE-së ka biseduar për efektin e vonuar të ndryshimeve kushtetuese, ai përmendi takimin bilateral me kancelarin Sholc, me presidentin francez Makron, me presidenten e KE-së Ursula Fon der Lajen, tha Mickoski. qa/

Foto: arkivi MIA-s

Тагови

Остани поврзан