• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Platforma për ndjekje të projekteve të financuara nga Qeveria - porosi e fuqishme se shteti është i vendosur të jetë i hapur dhe llogaridhënës

Mickoski: Platforma për ndjekje të projekteve të financuara nga Qeveria - porosi e fuqishme se shteti është i vendosur të jetë i hapur dhe llogaridhënës

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - E promovojmë veglën e rëndësishme në funksionimin bashkëkohor të shtetit - Platformën e re për ndjekje të projekteve të financuara nga qeveria. Ky nuk është vetëm sistem teknik. Ky është hap përpara në kulturën politike, hap në menaxhimin modern dhe porosi e fuqishme se shteti që e udhëheqim është i vendosur të jetë i hapur, llogaridhënës dhe të sigurojë kontroll të plotë në atë se ku përfundon çdo denat nga mjetet publike, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski në ngjarjen që u mbajt në Klubin e deputetëve.

"Kjo Platformë e simbolizon angazhimin tonë të qartë për integritet, ndershmëri dhe mbikëqyrje publike mbi të gjitha investimet që i realizojmë, pa përjashtim. Për herë të parë në historinë e Maqedonisë vendosim sistem në të cilin secili qytetar, secila komunë, secili gazetar, secili përfaqësues i sektorit qytetar, dhe secili faktor relevant, në kohë reale do të mund të ndjekë në mënyrë transparente dhe të saktë rrjedhën e projekteve që i financon Qeveria", nënvizoi kryeministri para të pranishmëve.

Mu kështu, theksoi ai, duhet të funksionojë një shtet evropian. Me këtë Platformë, siç shtoi, e hapin punën e insstitucioneve dhe vendosin kornizë të re të besimit, ku opinioni nuk pret përgjigje - por i ka para vetes.

"Transparenca për ne nuk është obligim formal. Ajo është rregull thelbësore demokratike. Ajo është bazë e besimit. Baza e stabilitetit. Baza e politikave të vërteta përgjegjëse. Në shoqëri që çdo ditë përballet me narrativa të rrejshme, dezinformata dhe manipulime, përgjigja e vetme është - shtet i hapiur me të dhëna të hapura. Prandaj kjo Platformë është projekt sekondar teknologjik, ndërsa primare - porosia politike: nuk kemi çfarë të fshehim, sepse punojmë me nder, në mënyrë transparente dhe në interes të qytetarëve", theksoi Mickoski.

Ai theksoi se posaçërisht me rëndësi është që mediumet, si shtyllë e demokracisë, marrin vegël të fuqishme. Me vetëm disa klikime, ssiç sqaroi kryeministri, do të mund ta ndjekin çdo projekt, çdo marrëveshje, çdo afat dhe çdo fazë të realizimit.

"Kjo do të thotë edhe mbështetje e vërtetë për gazetarinë hulumtuese, për llogaridhënien publkike dhe pjesëmarrjen e informuar civile. Asnjë projekt tashmë nuk është "diku atje", i fshehur në labirinthet institucionale. Tani është publik, i dukshëm dhe i besueshëm", tha kryeministri.

Mickoski theksoi se numrat flasin më së miri.

"Nga konkuris i parë publik, i financuar përmes mjeteve që i siguroi Qeveria, janë përfshirë gjithsej 288 projekte me vlerë të përgjithshme prej pothuaje 4,6 miliardë denarëve, përkatësisht afërsisht 75 milionë euro. Sot mund të themi me poëegjegjësi se të gjitha 288 projektet kanë filluar. Për të gjitha janë bërë marrëveshje me operatorë ekonomik", informoi kryeministri.

Kjo, siç theksoi, do të thotë se nuk ka stagnim, nuk ka rrugë të zbrazët, por punohet sistematikisht me dinamikë dhe pa imporvizime.

Kjo, sipas tij, do të thotë jetë më e mirë, shërbime më të mira, komunë më e mirë dhe shtet më i mirë.

"Paralelisht, përmes konkursit të dytë për financim të komunave, janë përfshirë 828 projekte të reja me vlerë të përgjithshme prej 13,8 miliardë denarë, përkatësisht mbi 225 milionë euro. Dhe këtu shohim dinamikë: mbi 50 projekte janë përfunduar apo në fazë finale, ndërsa për mbi 500 projekte janë nënhkruar marrëveshje për realizimin e tyre. Kjo do të thotë se shteti do të hyjë në një cikël akoma më intensiv investues. Më shumë makina, më shumë ndërtimtari, më shumë projekte dhe më shumë rezultate konkrete për qytetarët", ishte decid Mickoski.

E tërë kjo bëhet, siç thekosi ai, në mënyrë transparente, bashkëkohore dhe me përgjegjësi. Kjo Platformë, sipas kryeminitrit, tregon  se mjetet publike janë nën mbikëqyrje publike, se intitucionet punojnë me rregulla të qarta, se komunat kanë qasje të njejtë dhe se Qeveria funksionon me standarde bashkëkohore të llogaridhënies dhe digjitalizimit.

"Qëllimi ynë nuk është vetëm të ndërtojmë - por të ndërtojmë ndershëm, dukshëm dhe në mënyrë matëse. Qëllimi ynë nuk është vetëm të realizojmë projekte - por të vendoism kulturë të re të sundimit ku secila informatë është e kapshme, secili hap është i dikumentaur, ndërsa çdo premtim është i kontrolluar", shtoi kryeministri.

U cek se me këtë Platformë, hapet faza e ardhshme e pjekurisë institucionale. Fazë në të cilën hsteti nuk mbrohet me fjalë, siç sqaroi kryeministri, por me të dhëna. Nuk arsyetohet, por tregon rezultate. Fazë n[ të cilën, theksoi, qytetarët janë kontrolluesit e vërtetë të resurseve publke.

"Mund të them, kjo Qeveri do të vazhdojë të punojë në këtë mënyrë. Haptazi. Me përgjegjësi. Dhe në interes të secilit qytetar të Maqedonisë", porositi Mickoski.

Zëdhënësja qeveritare, Maria Miteva paralajmëroi se Platforma edhe më tej do të sendërtohet. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан