Mickoski për protestën e paralajmëruar të LSM-së: Çdokush ka të drejtë të protestojë, paga minimale ligjërisht do të rritet në mars
- Çdokush ka të drejtë të protestojë - tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për koment lidhur me protestën që nesër pasdite do ta organizojë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Ai theksoi se paga minimale ligjërisht rritet në mars.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Çdokush ka të drejtë të protestojë - tha kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për koment lidhur me protestën që nesër pasdite do ta organizojë Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Ai theksoi se paga minimale ligjërisht rritet në mars.
"Në pajtim me ligjin, paga minimale do të rritet në mars, gjegjësisht pagat që do t'i marrin punëtorët në prill për marsin do të jenë të rritura. Ne kemi thënë se do ta mbështesim çdo zgjidhje që sindikata qo ta arrijnë me punëdhënësit në dialog dypartiak", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së punës në Gazi Babë.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për nesër paralajmëroi, në të cilën do të kërkojë pagë minimale prej 600 eurove, rritje e të gjitha pagave tjera për njëqind euro dhe jetël dinjitoze të punëtorëve. mb/
Foto: MIA