Mickoski për ligjet nga Axhenda reformuese: Kam plan dhe fokus të saktë, strategjia jonë është që të jemi më të mirët
- Kemi plan dhe fokus së të qartë. Strategjia jonë është që të jemi më të mirë tnë departament. Këtë do ta bëjmë. Edhe pse këtë dikush nuk e vlerëson. Nëse mendon se çështjet dypalëshe të jenë pengesë për anëtarësimin tonë në BE na falni, ne këtu nuk mund të bëjmë asgjë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve, cilat ligje nga Axhenda feformuese planifikohen të vihen në procedurë kuvendore.
Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Kemi plan dhe fokus së të qartë. Strategjia jonë është që të jemi më të mirë tnë departament. Këtë do ta bëjmë. Edhe pse këtë dikush nuk e vlerëson. Nëse mendon se çështjet dypalëshe të jenë pengesë për anëtarësimin tonë në BE na falni, ne këtu nuk mund të bëjmë asgjë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve, cilat ligje nga Axhenda feformuese planifikohen të vihen në procedurë kuvendore.
"Në Axhendën reformuese, kemi miratimin e Ligjit për enegjetikë dhe zbatimin e tij. Ky është një hap, nga ata 12. Ligji është miratuar, është harmonizuar me Zyrën e BE-së dhe është miratuar në Parlament. Por nuk konsiderohet hap i ndërmarrë, sepse aktet nënligjore nuk janë miratuar. Dhe aktet nënligjore, sipas Komunitetit Evropian të Energjetikës, për një grup të caktuar një periudhë mospagimi prej 9 muajsh, dhe për një grup tjetër 18 muaj. Kështu që, është e pamundur nëse e gjithë kjo duhej të funksiononte në korrik të vitit 2025, sepse nëntë muaj për një grup dhe 18 muaj, është tashmë fundi i vitit 2026. Pra, kemi dy mundësi. Ose e ndërmarrim këtë hap dhe e caktojmë dhjetorin e vitit 2026, ose e pranojmë pjesën e miratimit të Ligjit për Energjetikë ashtu siç është harmonizuar me KE-në", tha kryeministri.
Hapi i dytë, sipas tij, është të hyjmë në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për familjet, të gjithë ata që janë në tregun e rregulluar.
"Ne nuk do ta bëjmë këtë për arsyen e thjeshtë se nëse e bëjmë këtë, atëherë familjet dhe të gjithë ata në tregun e rregulluar do të kenë të paktën 30 deri në 35 për qind fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike. Dhe ne nuk do ta bëjmë këtë me vetëdije", tha ai në një konferencë për shtyp mbi dhënien e zgjidhjeve për vetëpunësim si pjesë e Planit operacional të punësimit.
Mickoski tha se hapi i tretë është harmonizimi i Kodit zgjedhor me vërejtjet e OSBE dhe ODIHR-së, duke theksuar se këtë do ta bëjmë dhe nuk shikon arsye pse në kuadër të Parlamentit deputetët të mos e mbështesin këtë duke pasur parasysh se ky është ligj reformues, i mbështetur nga vetë KE-ja.
Lidhur me ligjet për PTH, për gjykatat, për shërbimin e prokurorisë publike dhe gjyqësore, thotë se janë të gatshëm të pranojmë çka ata kërkojnë
Shtoi se edhe Ligji i ri për Këshill gjyqësor ka kaluar në seancë qeveritare dhe momentalisht harmonizohet dhe pritet mendim nga Zyra e KE-së dhe pret që deri në fund të dhjetorit do të kalojë edhe ai në kuadër të Kuvendit.
Për punësimet e reja në Agjencinë për pronë të sekuestruar, tha se atje ka sistematizim të caktuar, i cili është bërë para disa viteve, kështu që duhet të bëhet sistematizim i ri dhe në bazë të saj të sigurohet pajtueshmëri nga ana e Ministrisë dhe buxhet për ato punësime". Edhe këtë do ta bëjmë deri në fund të këtij viti", tha Mickoski.
Ai foli se një nga hapat është edhe hartimi i planit, me të cilin do të bëhen efikase në mënyrë energjetike tre për qind e ndërtesave publike.
"Pyetja ime për KE-në ishte tre për qind e numrit të përgjithshëm ose tre për qind e sipërfaqes katrore, sepse nëse kemi 100 objekte të tilla, tre për qind janë tre ndërtesa. Nëse kemi një milion metra katrorë të përfshirë në ndërtesa publike, atëherë tre për qind është pak më shumë. Në një seancë qeveritare, ne miratuam dhe praktikisht votuam për informacionin nga Ministria e Energjetikës, i cili u përgatit nga një ekspert i punësuar nga KE-ja, i cili përcaktoi prioritetet. E kemi ngarkuar Ministrinë e Financave që të siguronte fonde. Ministria e Financave iu drejtua Agjencisë franceze të Zhvillimit dhe me këtë e përfunduam këtë hap. Ne vetëm duhet të dimë nëse është tre për qind e numrit të përgjithshëm të ndërtesave apo tre për qind e sipërfaqes katrore, në mënyrë që të harmonizojmë planin për tre vitet e ardhshme dhe me këtë, ai hap është përfunduar", tha ai.
Lidhur me liberalizimin e trafikut hekurudhor, tha se ministri i Transportit tashmë punon në këtë problematike me Zyrën e KE-së dhe pret që ai hap të përfundohet deri në fund të vitit
"Ligji për Shërbimie audio-vizuale është gati, por ne kemi pritur së bashku me nenet që nënkuptojnë harmonizim me "Roam at home" - nismë nga ana e KE-së, do t'i paketojm së bashku dhe do t'i dorëzojmë në Parlament. Kjo nuk do të ndodh këtë vit. Dhe për këtë ministri i Transformimit Digjital ka marrë direktiva ashtu siç është, ndërsa është harmonizuar me zyrën e KE-së, që ta dorëzojë fillimisht në Qeveri, e pastaj në Parlament. Kësthu që pres që ky ligj deri në fund të vitit të kalojë", tha Mickoski.
E përmendi edhe kërkesën që të formohet regjistër i shoqatës aksionale dhe subjekt juridik, në të cilat shteti ka ndodnjë pjesë, pa marrë parasysh nëse është pronar pakisë dhe shumicë.
"Ne nuk kemi një ligj të tillë. Kemi punësuar ekspertë nga Fakulteti Juridik, ligji është hartuar, është dorëzuar për shqyrtim në Ministrinë e Çështjeve Evropiane dhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Kështu që, presim reagime nga atje, për ta kaluar në një seancë qeveritare dhe do ta dorëzojmë në Zyrën e KE-së. Pres që ky hap të përfundohet deri në fund", u përgjigj Mickoski në pyetjet e gazetarëve. mb/
Foto: MIA