• петок, 05 декември 2025

Mickoski: Në disa fronte në shëndetësi po punohet dhe investohet, do të ketë reforma serioze strukturore, por edhe cilësore

Mickoski: Në disa fronte në shëndetësi po punohet dhe investohet, do të ketë reforma serioze strukturore, por edhe cilësore

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në disa fronte në shëndetësi po punohet dhe investohet, ndërsa duhet të investohet edhe shumë herë më tepër se kjo tani që po bëhet, pasi, për fat të keq, shumë pak u punua në të kaluarën, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai potencoi se së bashku me ministrin, në periudhën që vijon do të kenë një takim më të gjatë, ku do t'i përcaktojnë hapat për më tej.

"Do të ketë reforma serioze, edhe strukturore, por edhe cilësore dhe jam i bindur se për disa vite prej sot do të kemi paraqitje tërësisht të re në shëndetësi. Pasi shpesh herë them, do ta përsëris këtë edhe sot, se si Qeveri ndajmë për shëndetësinë më shumë se një miliard euro. Diçka që deri tani asnjëherë nuk është bërë as përafërsisht. Të themi se vetëm në vitin gjatë kovidit, ky numër ka qenë dikun rreth 500-550 milionë euro. Do të thotë tani jemi, do të thoja, dy herë më shumë. Jam i bindur se shumë shpejtë prej sot, secili qytetar do të mund të ndjejë se shëndeti publik ofron shërbime, të cilat janë konkurrente dhe cilësore", shtoi Mickoski pas promovimit të pajisjes së re të Klinikës universitare për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup. bsh/

Foto: MIA 

 

Остани поврзан