Mickoski nuk pret lëvizje të mëdha në çmimin e rrymës
- Të ardhurat e SHA EMV apo ish-ELEM janë nga disa baza. Të ardhurat më të mëdha vijnë nga energjia elektrike të cilën ia shesin furnizuesit, ai është EVN Houm, një pjesë me çmim shumë më të lartë i mbulojnë humbjet dhe një pjesë të tëa rdhurave që i marrin janë nga enegjia elektrike që e shesin përmes të të ashtuquajturave tarifa të autorizuara, sqaroi kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se si SHA EMV do t'i mbulojë humbjet dhe do të arrijë deri në zero nëse rrymën ia shet furnizuesit universal për 65 euro për megavat orë që është shumë më pak se çmimi i tyre prodhues.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Të ardhurat e SHA EMV apo ish-ELEM janë nga disa baza. Të ardhurat më të mëdha vijnë nga energjia elektrike të cilën ia shesin furnizuesit, ai është EVN Houm, një pjesë me çmim shumë më të lartë i mbulojnë humbjet dhe një pjesë të tëa rdhurave që i marrin janë nga enegjia elektrike që e shesin përmes të të ashtuquajturave tarifa të autorizuara, sqaroi kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve se si SHA EMV do t'i mbulojë humbjet dhe do të arrijë deri në zero nëse rrymën ia shet furnizuesit universal për 65 euro për megavat orë që është shumë më pak se çmimi i tyre prodhues.
"Humbjet të themi do t'i shesë nga 105 euro për megavat orë. Që qytetarët të mos kenë goditje në çmim, vazhdojmë të subvencionojmë. Çmimi për furnizuesin do të jetë 65 euro. Kur e tërë kjo do të rrumbullakësohet tashmë vijmë deri tek një përzierje mes 75 dhe 80 euro. Nëse merret parasysh se ulet importi i thëngjillit mevojitet të rritet prodhimi i thëngjillit vendor. Po përgatiten projekte xeherore. Nga ana tjetër u akumulua mjaft energji në hidroelektrana, sepse atje çmimi prodhues është edhe 20 euro për megavat orë", tha Mickoski pas shënimit të fillimit të ndërtimit të kpshtit të ri në Gjorçe Petrov dhe shtoi se çmimi prodhues i elektranave me erë është 89 euro për megavat orë.
Ai pret ky trend të vazhdojë në vitin 2026 dhe 2027, dhe, siç tha, në vitin 2027 praktikisht të injektohen çmimi i kushtimit të energjisë elektrike për SHA EMV dhe atij çmimi sipas të cilit do ta shesin në treg. Kryeministri Mickoski është decid se si Qeveri do të vazhdojnë me politikën e subvencionimit, në mënyrë që qytetarët të mos ndjejnë tronditje në çmim.
Kryeministri shtoi se në tre periudha të rregullta, e ato janë 1 korrik 2024, 1 janar 2025, dhe 1 korrik 2025 nuk pati rritje të rrymës për amvisëritë.
"Tani do të shohim. RRegllaltori në fund të këtij viti do të sjellë vendim për atë nëse do të ketë dhe nëse ka sa do të jetë edhe pse nuk pres nodnjë lëvizje të madhe, nga ky çmim. Nëse do të jetë 0, 1, 2, 3 për qind apo ndonjë përqindje më shumë apo më pak, atë do ta vendosë Rregullatori", deklaroi Mickoski. ab/
Foto: МIА arkivi