• четврток, 25 декември 2025

Mickoski nga Tirana: Mbetemi të orientuar me vendosmëri drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal

Mickoski nga Tirana: Mbetemi të orientuar me vendosmëri drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Tiranë merr pjesë në Samitin e liderëve "Rruga jonë drejt BE-së". Ai në postimin në Fejsbuk theksoi se vendi mbetet i orientuar me vendosmë drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal.

"Sot marr pjesë në Samitin e liderëve "Rruga jonë drejt BE-së", i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri. Vendi ynë mbetet i orientuar me vendosmëri drejt integrimeve evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, si shtylla kyçe të vizionit tonë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor prosperues", shkroi Mickoski.

Mickoski shtoi se ky takim i rëndësishëm paraqet rast të shkëlqyer për thellimin e dialogut dhe përforcimin e përpjekjeve të përbashkëta të vendeve nga Ballkani Perëndimor në procesin e afrimit drejt Bashkimit Evropian.

Është parashikuar që Mickoski të mbajë fjalim në panel diskutimin e titulluar "Plotësimi i detyrimeve, rezultatet dhe përshpejtimi".

Në Samitin në Tiranë, krahas liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe eurokomisarja për Zgjerim, Marta Kos. mb/

Foto: FB i Hristijan Mickoskit

Остани поврзан