• петок, 05 декември 2025

Mickoski nga ministrat e rinj në Qeveri pres që të punojnë me përkushtim, ndershmëri dhe në interes të qytetarëve

Mickoski nga ministrat e rinj në Qeveri pres që të punojnë me përkushtim, ndershmëri dhe në interes të qytetarëve

Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, deklaroi se nga ministrat e rinj pret që të punojnë në interes të qytetarëve dhe se tash për tash nuk do të ketë rikonstruksion të Qeverisë.

"Të punojnë me përkushtim, me ndershmëri dhe në interes të qyetarëve", tha Mickoski.

Me mini rikonstruksion të Qeverisë, është mbushur vendi i zbrazët mininstror për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësimor. Pas largimit të Izet mexhitit, pasi që është zgjedhur kryetar i Komunës së Çairit për ministër të ri është propozuar Muhamed Hoxha, ndërsa zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, me çka ministri aktual Orhan Murtezani largohet nga ky pozicion. Kryeministri Mickoski në pyetjejn e gazetarëve tha se nuk kanë biseduar për emërimin e ri të Murtezanit.

"Unë jam shumë i kënaqur nga ajo që ai e ka bërë deri më tani. Pres normalisht edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi ynë në një vend tjetër", tha Mickoski.

Ai shtoi se ër momentin si Qeveri janë të përqendruar në Samitin e ardhshëm Ballkani Perëndimor - Bashkimi Evropian, i cili do të mbahet këtë muaj dhe ky është prioritet për ata në këtë periudhë.

"Atje diku mes datave 17 dhe 18 të këtij muaji është Ballkani Perëndimor - Bashkimi Evropian. Kështu që kemi prioritete tjera në rend dite, jemi të përqendruar në këtë, edhe një herë t'i prezantojmë pozicione tona për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Bashkimit Evropian dhe të gjithë jemi të fokusuar për këtë", deklaroi Mickoski.

I pyetur nëse ka siguruar Shumicë të Badenterit në kuadër të Kuvendit të RMV-së, Mickoski me përgjigje se Shumica e Badenterit e ndërlidhin me votimin e ligjeve reformuese, për të cilat kanë dhënë mendim pozitiv nga zyra e BE-së.

"Unë nuk pres asnjë deputet nga Kuvendi, kur do të vijë një ligj i ri i tillël reformues në rend dite, i cili është përshëndetur gjithashtu nga vetë zyra e BE-së në vend, të votojë kundër ose të mos votojë fare. Kështu që nuk do t'i ndërlidh Shumicën e Badenterit me thënë kushtimisht axhendën reformuese", thotë Mickoski. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан