Mickoski: Më vjen keq që opozita pas kritikave të ashpra dhe të shumta ndaj partnerit tonë strategjik Mbretërisë së Bashkuar, tani të njejtën e bën ndaj SHBA-së
- Më vjen keq që opozita pas kritikave të ashpra dhe të shumta ndaj partnerit tonë strategjik Mbretërisë së Bashkuar, tani të njëjtën e bën ndaj SHBA-së, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për vendimin e Uashingtonit të ndalojë lëshimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes të cilave edhe vendin tonë.
Kratovë, 16 janar 2026 (MIA) - Më vjen keq që opozita pas kritikave të ashpra dhe të shumta ndaj partnerit tonë strategjik Mbretërisë së Bashkuar, tani të njëjtën e bën ndaj SHBA-së, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për vendimin e Uashingtonit të ndalojë lëshimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes të cilave edhe vendin tonë.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë kujtoi se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dha komentin e saj dhe se vendimi i SHBA-së është i lidhur me vizat e emigrantëve.
"Bëhet fjalë për vizat e emigrantëve, ndërsa jo për viza të cilat janë për nevojat e studimit dhe vizita turistike. Unë mendoj se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë, sa i përket partnerit tonë strategjik. Por, unë ndjej keqardhje që opozita pas kritikave të ashpra dhe të shumta ndaj partnerit tonë strategjik Mbretërisë së Bashkuar, tani të njëjtën do ta bëjë ndaj SHBA-së. Do t'ju kujtoj jo shumë kohë më parë kur u vendosën këto tarifa tregtare prej 35 për qind, të njëjtat kuadro opozitare që unë i quajta llumi i shoqërisë në politikë, nxituan të fyejnë partnerin tonë strategjik SHBA-në, dhe nuk kërkuan falje askund kur ajo pikë u barazua në 15 për qind. Në këtë kuptim, do të isha i kujdesshëm dhe i durueshëm dhe së shpejti pres lajme shumë të mira për qytetarët e Mqedonisë", deklaroi kryeministri Mickoski.
Gjatë qëndrimit të sotëm në Kratovë, kryeministri konfirmoi se Qeveria e ka ndarë kuotën për lëshimin e vizave për punë të shtetasve të huaj në vend. sa/
Foto: printskrin