Mickoski ka kërkuar të bisedojë në telefon me Fon der Lajenin për problemin e transportuesve: Pres të zgjidhet, me KE-në po bisedohet për këtë prej shtatorit
- Kryeministri Hristian Mickoski pret të tejkalohet problemi i transportuesve të vendit, të cilët prej dje, së bashku me transportuesit nga Ballkani Perëndimor, i kanë bllokuar vendkalimet kufitare duke kërkuar të ndryshohet rregulla e BE-së për evidentimin elektronik për qëndrim në zonën e shengenit në pajtim me rregullën 90/180 ditë.
Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski pret të tejkalohet problemi i transportuesve të vendit, të cilët prej dje, së bashku me transportuesit nga Ballkani Perëndimor, i kanë bllokuar vendkalimet kufitare duke kërkuar të ndryshohet rregulla e BE-së për evidentimin elektronik për qëndrim në zonën e shengenit në pajtim me rregullën 90/180 ditë.
Ai sot deklaroi se kjo çështje është e hapur që nga shtatori me Komisionin evropian dhe se i angazhuar për bisedime është ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, njejtë siç është biseduar deri më tani me KE-në edhe për projekte të tjera që janë në interes të qytetarëve.
"Së paku nga ajo që është paralajmëruar së fundmi, pres që kjo të zgjidhet. Unë dje kërkova bisedë telefonike me kreun e Komisionit evropian (Ursulla fon der Lajen), ajo ndodhet për vizitë zyrtare në Indi. Pres këto ditë të dëgjohemi dhe sërish ta hapi këtë temë dhe së bashku me kolegët nga rajoni sërish ta vendosim në tryezë. BE-ja ka mekanizëm shengeni të cilit i përmbahet dhe tani kërkojmë variantë se si t'u dalim në ndihmë transportuesve", tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës në komunën Gazi Babë. ab/
Foto: МIА