Mickoski: Këtyre ditëve propozim kandidat për guvernator, nuk ka mospajtime me presidenten e shtetit rreth kësaj çështje
- Këtyre ditëve do të ketë propozim kandidat për guvernator, nuk ka mospajtime me presidenten e shtetit rreth kësaj çështje, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Qendrën e trajnimit në Idrizovë.
Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Këtyre ditëve do të ketë propozim kandidat për guvernator, nuk ka mospajtime me presidenten e shtetit rreth kësaj çështje, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Qendrën e trajnimit në Idrizovë.
"Kam marrë informacion nga presidentja se këtë javë do të dërgohet propozimi në kuadër të Kuvendit. E di se gjatë fundjavës, presidentja ka pasur konsultime të caktuara. Supozoj se këtyre ditëve do të duhet të shihemi edhe një herë, të bisedojmë dhe pastaj jam i sigurt se deri në fund të javës ose në kuadër të kësaj jave, do të duhet saktë nga Kabineti i presidentes të japin përgjigje, kur do të dërgohet propozimi për guvernator të ri", sqaroi kryeministri.
Mickoski mohon se ekzistojnë disa mospajtime me presidenten lidhur me kandidatët për zgjedhje të guvernatorit.
"Nuk kemi biseduar për një kandidat. Kemi biseduar për disa kandidatë. Nuk ka mospajtime", nënvizioi kryeministri. mb/
Foto: MIA