Mickoski do të ndajë vendime për vetëpunësim, si pjesë e Planit operativ për punësim
- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot do të ndajë vendime për vetëpunësim, si pjesë e Planit operativ për punësim.
Shkup, 25 n;ntor 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot do të ndajë vendime për vetëpunësim, si pjesë e Planit operativ për punësim.
Siç informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, ngjarja do të mbahet në sallën solemne të Qeverisë. Pas përfundimit të ngjarjes, kryeministri do të mbajë konferencë për shtyp.
Me Planin e sivjemë operativ, Qeveria investon mbi 40 milionë euro për përkrahje të punësimeve aktive, rikualifikimeve, vetëpunësimit dhe përkrahjes së sipërmarrjes. Përmes masave pritet përfshirje e më shumë se 16.000 personave të papunësuar në programe të ndryshme, stërvitje dhe mundësi të subvencionuara për punësim.
Qëllimi i këtyre masave është nxitja e sipërmarrjes, avancimit dhe shkathtësive dhe integrimit më të lehtë të personave të papunësuar në tregun e punës. bsh/
Foto: MIA arkiv