• недела, 02 февруари 2025

Mickoski: Autoritetet janë në terren në të gjitha rmarketet më të mëdha, po bëhet analizë, më shumë detaje nga e hëna

Mickoski: Autoritetet janë në terren në të gjitha rmarketet më të mëdha, po bëhet analizë, më shumë detaje nga e hëna

Koçan, 1 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot një ditë pas bojkotit të marketeve të mëdha për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimit të produkteve bazë ushqimore, deklaroi se inspektorët janë në terren në të gjitha marketet më të mëdha, po bëhet analizë e detajuar dhe sipas njohurive fillestare, ajo për të cilën kanë qenë të shqetësuar për sa i përket çmimeve është në fakt realitet. Më shumë detaje për analizaat paralajmëroi  për të hënën.

"Po kanë dalë në terren të gjitha institucionet, më shumë infornacione do të kisha nga dia e hënë, por mund të them që jemi fjalë për fjalë në të gjitha marketet e mëdha dhe po bëhet analizë e detajuar,  më shumë inforacione do të mund të jap me publikun nga e hëna. Por,  mund të them se një pjesë e asaj që ishim të shqetësuar, gjegjësisht duajtjet tona, po bëhet e vërtetë dhe realitet, ndaj po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Si Qeveri kemi obligim që ta mbrojmë standardin jetësor të qytetarëve", tha sot Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas pjesëmarrjes në ngjarjen në Koçan ku u ndanë çelësat e objektit të ri të dedikuar për familjet në nevojë sociale në komunë.

 Ai theksoi se në të njëjtën kohë do të bëhet llogari edhe për ekonominë e tregut, gjithashtu të mos vjen deti në cenimin  e parimeve të saj dhe shtoi se të gjitha palët e interesuara duhet të punojnë së bashku që nga e gjithë situata të dalin fitues.

 

Очекувам кон крајот на јуни да се постави камен темелник за ветерниот парк кој ќе биде во рамките на три општини – Штип, Карбинци и Радовиш, инвестиција од близу половина милијарда американск

Mesazhe se zgjidhja për çmimet e larta duhet të kërkohet përmes dialogut ndërmjet prodhuesve dhe shitësve dhe të respektohet Ligji për Praktikat e Padrejta Tregtare janë dërguar gjatë bojkotit të yinxhirëve më të mëdhenj të marketeve që u mbjt dje, hera e parë në shtet pas rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Thirrja për bojkot la shumicën e marketeve pothuajse të zbrazura, dhe  ishte reduktuar edhe blerjet në dyqane dhe tregje më të vogla. Për sasinë e qarkullimit të reduktuar pritet informacion nga Drejtoria e të Hyrave Publike.

 Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski e mbështet bojkotin, por thekson se e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemit të çmimeve të larta është dialogu ndërmjet prodhuesve dhe shitësve.

"Ne do të sillemi në mënyrën më të përgjegjshme dhe së bashku me Qeverinë do të kërkojmë zgjidhje për këtë dhe sigurisht edhe me aktorët e tjerë", tha dje Azeski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të Institutit për Eksport në Odë. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Mickoski, i cili dje theksoi se ka operatorë ekonomikë që keqpërdorin pozitën e tyre në treg. 

 

null

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska apelon që të respektohet Ligji për Praktika të Padrejta Tregtare dhe të mos keqpërdoret fakti që institucioni kompetent nuk ka  nuk ka dal[ në terren. Për shkak të kapaciteteve të kufizuara, në periudhën e kaluar nuk kanë mundur të dalin në terren, por siç tha, po punohet për finalizimin e punës dhe në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës do të nënshkruhen shtatë marrëveshje për punësim.

Në bojkotin qytetarët përmes rrjeteve sociale, u thirrën të mos bëjnë pazar, duke ndjekur shembullin e Kroacisë dhe disa shtete të tjera. 

 Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shpenzimet minimale të një familjeje katër anëtarëshe në janar janë rritur për 391 denarë në krahasim me dhjetorin.

 Shpenzimet e jetesës në dhjetor të këtij viti, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, është rritur për 4,4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 4,3 për qind.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан