• недела, 02 февруари 2025

Mickoski: Pres që së shpejti të fillojë ndërtimi i Parkut Solar dhe me Erë në rajonin e Shtipit

Mickoski: Pres që së shpejti të fillojë ndërtimi i Parkut Solar dhe me Erë në rajonin e Shtipit

Koçan, 1 shkurt 2025 (MIA) - Pres që në fund të qershorit të vendoset gurthemeli për parkun me erë që do të jetë në tri komuna - Shtip, Karbinci dhe Radovish, investim prej afër gjysmë miliardë dollarësh. Pres që investitori deri atëherë t'i përfundojë të gjitha projektet dhe gjithçka që është e nevojshme që ky investim të bëhet realitet, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Lidhur me investimin në parkun solar në ish aeroportin e mallrave në Shtip, ai theksoi se ka disa gjëra që po nivelizohen në tri çështje, por se është optimist se çdo gjë do të përfundojë me sukses dhe se ky investim do të bëhet një realitet.

"Çështja e parë është kategoria e tokës, e cila mendoj se tashmë është tejkaluar, sepse ne kemi një kategori toke që nuk do të donim ta urbanizonim në këtë mënyrë, që është tokë bujqësore që përdoret nga bujqit për përpunim dhe prodhim ushqimor. Pyetja e dytë ka të bëjë me blerjen e energjisë elektrike dhe çmimin, dhe e treta ka të bëjë me balancimin, gjegjësisht vendosjen e të ashtuquajturave bateri që do të ruajnë energjinë elektrike të prodhuar në mënyrë që të mund të përdoret gjatë periudhës së ditës kur nuk ka rrezatimi diellor", tha Mickoski në pyetjen e një gazetari pas dorëzimit të çelësave të ndërtesës së re të dedikuar për familjet e rrezikuara sociale në Komunën e Koçanit.

Ai theksoi se beson se do të gjendet një zgjidhje e përshtatshme dhe se ky investim do të bëhet realitet, por tregoi se nuk mund të diskutojë asgjë më në detaje derisa të rregullohet gjithçka. sa/

Foto: Printskrin

Остани поврзан