Mickoski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor
- Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
"Shteti dhe qytetarët kanë nevojë për drejtësi, kurse drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze përkundër praktikave të deritanishme të abuzimit që kanë hedhur rrënjë të thella në sistem. Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve të saj. Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili, sipas bindjes time të thellë, është pjesë e sistemit që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. Maqedonia duhet të fitojë!, është publikuar në profilin zyrtar në Fejsbuk të kryeministrit Mickoski.
Zbatimi i reformave themelore në gjyqësor dhe shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë ishte një nga premtimet në programin zgjedhor dhe prioritet kyç i qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. ls/
Foto: Printskrin