15:00/5 shtator/2024
Shkup - Kryeminsitri Hristijan Mickoski paralajmëroi se mund të shyhet zbatimi i Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare për disa javë nëse ka pengesa dhe arsye objektive. Sipas Mickoskit, me rëndësi është që zbatimi të jetë siç duhet. Nëse ka pengesa apo arsye objektive për ta shtyrë për një jav, kjo nuk është problem i madh, do të marrim vendimin për ta shtyre për një javë vetëm që të zbatohet siç duhet. Ky është një ligj i miratuar nga qeveria e mëparshme. Nëse objektivisht nuk mund të zbatohet, nuk do të bëjmë asgjë me dhunë, nëse realisht nuk ka mundësi ashtu do të veprojmë, deklaroi sot Mickoski, në pyetjen e gazetarëve për letrën që ia ka dërguar kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski, se e shkurtër është periudha për përshtatjen me zgjidhjen e re ligjore.
Gostivar - Deri në fund të vitit, gjashtë miliardë denarë do të jenë në dispozicion për komunat, pra nga 250 milionë euro që duhet të ndahen për projekte zhvillimore të komunave. Thirrja publike që komunat të aplikojnë për projekte infrastrukturore tashmë është publikuar dhe është bërë në bazë të kritereve dhe procedurave të përcaktuara më parë në Ministrinë e Transportit, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Arsimit dhe Shkencës, Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Sportit dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit. Sipas kryeministrit Hristian Mickoski, këto mjete do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike të komunave dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Shkup - Unë jam person që respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe nuk pres që dikush i cili merr rrogë, gëzon privilegje në kurriz të qytetarëve këtu tek ne, të mos respektojë ligjet e Maqedonisë dhe Kushtetutën e Maqedonisë, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski.I pyetur për koment për Ligjin për gjuhët i cili është para Gjykatës Kushtetuese tha se nuk pret që të ketë mundësi për ndonjë destabilizim.
Shkup, - Si Qeveri po mendojmë që të bëjmë një pako për të gjitha komunat në vend, në mënyrë që të gjitha komunat që kanë nevojë për transport publik të organizuar në përgjithësi, ta zgjidhin atë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp, i pyetur për problemet me transportin me autobus në qytetin e Shkupit. Sipas Mickoskit, nëse Shkupit i duhen 250 autobusë, sigurisht që qyteteve të tjera në Maqedoni u duhen edhe 250 autobusë.
Shkup - Prej sot fillon ndarja e vauçerëve – vërtetimeve për pushime për punëtorët me të ardhura të ulëta, sipas Programit për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta në vitin 2024, njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Ministria e Ekonomisë dhe Punës publikoi listën e personave që aplikuan dhe përfituan vauçerë sipas thirrjes publike të publikuar në fillim të vitit.
Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski theksoi se ende nuk ka propozim ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisje lokale që do të mundësonte emërimin e kryetarëve të komunave në rast se dikush emërohet në pozitë tjetër, për të cilën duhej të merrte iniciativë partneri i koalicionit "VLEN". "Edhe në fillim të formimit të Qeverisë, partneri i koalicionit VLEN praktikisht është dashur të marrë iniciativë në një pjesë të ndryshimeve në Ligjit për Vetëqeverisje lokale i cili i referohet afatit kohor për përfundimin e mandatit me ligjin në fuqi. Unë ndryshimet e propozimeve ende nuk i kam parë zyrtarisht dhe nuk mund t'i komentoj", tha sot Perinski në pyetjen e gazetarëve.
Shkup - Politikanët dhe ministrat kanë legjitimitet nga ana e qytetarëve për të marrë vendime politike, kurse shkencëtarët kanë obligim të bëjnë punë shkencore, konsideron ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, duke shprehur zhgënjimin që siç thotë ai, këto ditë sheh se si “një shkencëtar, i punësuar dhe i paguar mjaft korrekt nga shteti, për të bërë punë shkencore, përpiqet të profilizohet politikisht ndërsa është ende në mandatin aktual, si kryetar i njërit prej komisioneve". Mucunski shprehu habi për sjelljen e kryetarit të Komisionit me Bullgarinë, Dragi Georgiev, me të cilën, siç tha ai, "minohen qëndrimet e shtetit në politikën e jashtme".
Shkup - Turqia e mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, tha ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i cili ndodh për vizitë zyrtare në vend. "Kishim një agjendë intensive. E vlerësojmë shumë bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën me Maqedoninë. Ne diskutuam se si mund ta përmirësojmë këtë bashkëpunim. Si Turqi, ne shprehim interesin tonë për nënshkrimin e Bish - Këshillit strategjik për bashkëpunim. Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend. Vazhdojmë edhe me bashkëpunimin ushtarak, përmes pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkëta", deklaroi Fidan pas takimit me Mucunskin.
Shkup - Në fshatin Kremenicë-Manastir, mbrëmë në orën 19:20 nëpunës policorë të Njësisë policore Velushinë në kuadër të SPB Manastir, kanë privuar nga liria I.T. (27) nga fshati Kremenicë. MPB-ja sot njoftoi se ai është hasur duke ndezur zjarr pranë një fabrike të ujit, gjatë së cilës është djegur barë i thatë. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Manastir.
Shkup - Deputetja Monika Zajkova, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë parlamentare të OSBE-së (AP OSBE), po merr pjesë në takimin e Rrjetit të parlamentarëve të rinj të AP të OSBE-së, që po mbahet prej 4 deri më 6 shtator në Stavanger, Norvegji. Siç kumtoi shërbimi kuvendor për shtyp, temë kryesore e takimit është siguria energjetike dhe të rinjtë, me qëllim që parlamentarët e rinj nga AP të OSBE-së prej së afërmi të njihen me çështjet dhe zgjidhjet energjetike dhe të njejtat të shqyrtohen nga perspektiva e politikës së sigurisë.
Shkup - Çmimet e shërbimeve hotelierike në gusht në raport me korrikun e këtij viti janë rritur për 0,2 për qind, ndërsa krahasuar me gushtin e vitit të kaluar për 5,1 për qind. Enti shtetëror për statistika sot kumtoi se krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupin e Ushqimit për 0,3 për qind, Pijeve alkoolike për 0,3 për qind dhe Akomodimeve për 0,1 për qind. "Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar - gusht 2024, në raport me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, është rritur për 5,5 për qind, përderisa në raport me dhjetorin 2023 është rritur për 2,6 për qind", informoi ESHS.
Prilep - Zjarri në Mariovë nuk po ndalet, ndërsa është përhapur në mbi 25 kilometra. Më shumë se 150 profesionistë janë në terren, ku brenga më e madhe është që flakët të mos përfshijnë fshatra dhe objekte të tjera, deklaroi shefja e shtabit të krizës në Prilep, Irena Sterjoska Lokvenec. Nga zjarri janë përfshirë rreth 8.000 hektarë. "Gjendja është kritike në fshatin Krushevicë, kërcënohet nga dy fronte. Aty kemi vendosur mjaftë ekipe, janë edhe 50 pjesëtarë të ARM-së dhe policisë dhe po bëjnë përpjekje mbi mesataren për të luftuar me stuhinë. Në terren janë edhe zjarrfikësit, jo vetëm nga Prilepi, por edhe nga shumë qytete. Era ka ndryshuar kahe dhe zjarri po lëviz edhe në drejtim të fshatit Peshtani. Edhe atje kemi zjarrfikës për të mbrojtur fshatin. Zjarr ka edhe mbi manastirin afër Prilepecit, rreth 1000 metra. Të gjitha forcat janë të fokusuara në lokalizimin e zjarrit dhe mbrojtjen e fshatrave dhe objekteve", tha Sterjoska Lokvenec.
Shkup - Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) informoi se nën ndikimin e masës së lagësht dhe të paqëndrueshme ajrore, vijon një periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me të reshura të mëdha dhe bubullima. Proceset kohëpaskohe do të jenë më intensive dhe në disa vende do të ketë paraqitje të motit të keq, me të reshura intensive të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshërit. Temperaturat ditore do të jenë në rënie të vazhdueshme. Moti veçanërisht jostabil do të jetë nesër dhe të shtunën, ndërsa të dielën do të ketë kushte më të vogla për mot jostabil. Nga dita e hënë deri nga mesi i javës së ardhshme përsëri do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të keq.
Prishtinë - Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen sot në mëngjes ka arritur në aeroportin e Prishtinës, ku është pritur nga kolegia e saj e Kosovës, Donika Gërvalla, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina."Mirë se erdhe në Republikën e Kosovës, ministre Elina Valtonen", thuhet në publikimin e ambasadës së Finlandës në Kosovë. Gërvalla dhe Valtonen takimin e tyre e kanë filluar pak pas orës 11:00 në MPJ të Kosovës.
Bruksel - Pagesa e mjeteve nga Instrumenti i Rritjes dhe Reforma për Ballkanin Perëndimor për vendet e rajonit do të varet nga implementimi me sukses i reformave të harmonizuara me Komisionin Evropian dhe të përcaktuara në agjendat e reformave, mes të cilave është edhe harmonizimi me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Ana Pisonero."Siç e dini, ato reforma i përfshijnë sferën socio-ekonomike dhe fushën e vlerave themelore", theksoi Pisonero.
Bruksel - Mbajtja e lidhjeve me Rusinë sikur gjithçka është normale, nuk është në përputhje me parimet e procesit të qasjes dhe anëtarësimit në BE, deklaroi sot kryezëdhënësi për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë të Komisionit Evropian Peter Stano, në komentimin e deklaratës së zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin se "Serbia nuk është vetëm partner, por edhe aleat i Rusisë”. "Rusia është vend që, nën udhëheqjen e (Presidentit Vladimir) Putin, i shkel Kartën e KB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, q[ njëherit është në kundërshtim me parimet mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i lidhjeve me Rusinë dhe të gjithë liderët e qeverisë serbe t'i respektojnë detyrimet që Serbia vullnetarisht i ka marrë në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE", deklaroi Stano.
Paris - Presidenti francez Emanuel Makroni sot ka emëruar ish-komisarin evropian Mishel Barnie kryeministër të ri. Makroni kërkoi nga Barnie, ish-negociatorit të BE-së për Brekzit, të "formojë një qeveri të unitetit kombëtar në shërbim të vendit", raportojnë mediat franceze. Makroni para emërimit ukujdes që Barnie të plotësonte plotësisht kushtet për stabilitet dhe unitet kombëtar, transmeton "Parizien".
Riad - Shefja e diplomacisë gjermane Analena Berbok sot ka mbërritur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad nga ku do ta fillojë turneun në Lindjen e Mesme. Temë e parë e bisedës së Berbokut me homologun e saj saudit Fejsal bin Farhan al Saudit ishin sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare nga Huthët jemenas, të cilët mbështeten nga Irani. Është planifikuar që Berboku më vonë të udhëtojë në Jordani ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Ajman al Safadi, me të cilin do të bisedojnë për kushtet humanitare në Rripin e Gazës.
Shkup - Kombëtarja e Maqeodnisë së Veriut pasdite me çarter fluturim është nisur për Torshavn, ku të shtunën do të luajë kundër Ishujt Faroe në ndeshjen e parë në divizionin C në Ligën e kombeve. Ndeshja do të luhet të shtunën në ora 15 në stadiumin "Torsvolur", me kapacitet prej 6.500 ulësve. Të përzgjedhurit e Maqeodnisë së Veriut do ta rrumbullaksojnë ciklin e shtatorit në kuadër të grupit C4 në Ligën e kombeve të martën kur në Shkup do të luajnë kundër Armenisë.