MIA Flesh
- Shkup - Dje janë kryer 10 bastisje tek 10 persona, prej të cilëve shtatë janë në Shkup, një në Dojran, një në Negotinë dhe një në Manastir, pas çka do të parashtrohet padi penale kundër 12 personave, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1 personi të huaj, për 45 vepra penale lidhur me kontrabandim të automjeteve luksoze dhe falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
12:00/ 30 dhjetor/ 2024
Shkup - Dje janë kryer 10 bastisje tek 10 persona, prej të cilëve shtatë janë në Shkup, një në Dojran, një në Negotinë dhe një në Manastir, pas çka do të parashtrohet padi penale kundër 12 personave, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1 personi të huaj, për 45 vepra penale lidhur me kontrabandim të automjeteve luksoze dhe falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Shkup - Më ftohtë në mëngjes me -8 gradë Celsius është në Berovë, më ngrohtë me 4 gradë në Gjevgjeli. Shtresa e dëborës në orën 07 është 51 centimetra në Hanet e Mavrovës, 50 në Kodrën e Diellit dhe 22 në Krushevë. DPHM informon se janë matur -6 gradë në Hanet e Mavrovës, -5 Manastir, Strumicë dhe Tetovë, -4 Shkup-Petrovec, Shtip, Prilep, Demir Kapi dhe Kriva Pallankë, -3 Kavadar, Veles, Ohër, Pretor, Dibër dhe Krushevë, -2 gradë në Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, dhe Kodra e Diellit.
Shkup - Dje janë kryer 10 bastisje tek 10 persona, prej të cilëve shtatë janë në Shkup, një në Dojran, një në Negotinë dhe një në Manastir, pas çka do të parashtrohet padi penale kundër 12 personave, shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe 1 personi të huaj, për 45 vepra penale lidhur me kontrabandim të automjeteve luksoze dhe falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Shkup - Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, sipas rezultateve të marra nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar, thuhet në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të publikuar sot nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup.
Bratisllavë - Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak dje tha se Ukraina ndoshta duhet të shkëputë një pjesë të territorit të saj për të arritur paqe. Në një deklaratë për televizionin TAZ, Kalinak e cilësoi këtë si realitetin e situatës. Ai tha se në interes të Sllovakisë është lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejtë dhe bëri përpjekje për negociata dhe armëpushim.
Gjenevë - Shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t'i ndalojë sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi që në afat prej vetëm disa ditëve janë kryer sulme ndaj dy spitaleve në enklavën palestineze. Tedros në platformën X paralajmëroi se sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës sërish është nën kërcënim serioz, duke i bërë thirrje Izraelit të ndalojë së sulmuari spitalet sepse palestinezëve në enklavë u nevojitet qasje drejt mbrojtjes shëndetësore.
Kabul - Lideri suprem i talebanëve dha urdhër me të cilin ndalohet vendosja e dritareve në ndërtesat e banimit me pamje drejt vendeve që i përdorin afganet. Në rast se ekzistojnë dritare të tilla, pronarët do të urdhërohen të ndërtojnë mur apo ta bllokojnë pamjen "në mënyrë që të mos i shqetësojnë fqinjët", ceket në dekret. "Ndërtesat e reja nuk duhet të kenë dritare që mundësojnë të shihet oborri, kuzhina, bunari i fqinjit dhe vendeve të tjera të cilat më së shumti i përdorin gratë. Shikimi i grave të cilat punojnë në kuzhinë, oborr apo marrin ujë nga bunari mund të çojë drejt veprimeve joadekuate", kumtoi Qeveria, përmes kumtesës nga zëdhënësi i vet Zabihulla Muxhahid në rrjetin "X".
Kabul - Talebanët në Afganistan publikuan se do të ndalojnë punën e të gjitha organizatave joqeveritare vendore dhe të huaja (OJQ) nëse vazhdojnë me punësimin e grave. Në letrën e publikuar në X, Ministria e Ekonomisë paralajmëroi se mosrespektimi i urdhërit më të ri do të rezultojë me humbjen e lejes për punë në Afganistan të atyre organizatave joqeveritare.
Nju-Jork - "Amerikës i duhen më shumë njerëz si Karteri", qëndron në faqen kryesore të "Nju-Jork tajms". "Jeta e tij ofron leksione të panumërta për të gjithë liderët. Ai ishte një njeri i disiplinuar me integritet dhe vlera të palëkundura", shkruan edicioni. Sipas Nju-Jork Tajms, ndër arritjet më të mëdha të Karterit është rregullimi i çmimeve të naftës dhe gazit natyror.