MIA Flesh
- Shkup - SPB Shkup zbardhi rastin me armët e gjetura nga nëpunësit e tyre policor më 18 dhjetor në territorin e komunës së Haraçinës, informon Ministria e Punëve të Brendshme. "Përveç rrugës lokale nga fshati Orllancë drejt fshatit Nikushtak u gjetën nëntë pushka automatike, një mitralez dhe sasi e madhe e municionit. Pas masave adekuate të ndërmarra dhe aktiviteteve si dhe pas ekspertizave të kryera në Departamentin e Hetimeve të Mjekësisë Ligjore, është konfirmuar se armët janë të H.S.(29) nga Kumanova", njoftoi MPB.
09:00/31 dhjetor 2024
Shkup - SPB Shkup zbardhi rastin me armët e gjetura nga nëpunësit e tyre policor më 18 dhjetor në territorin e komunës së Haraçinës, informon Ministria e Punëve të Brendshme. "Përveç rrugës lokale nga fshati Orllancë drejt fshatit Nikushtak u gjetën nëntë pushka automatike, një mitralez dhe sasi e madhe e municionit. Pas masave adekuate të ndërmarra dhe aktiviteteve si dhe pas ekspertizave të kryera në Departamentin e Hetimeve të Mjekësisë Ligjore, është konfirmuar se armët janë të H.S.(29) nga Kumanova", njoftoi MPB.
Shkup - Miliona njerëz në botë në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, në kafene, restorane, klube ose atmosferë familjare në shtëpi do ta përcjellin vitin 2024 dhe do ta presin Vitin e Ri 2025. Vitin e Ri të parët do ta presin banorët e shtetit ishullor paqësor Kiribati (në orën 11 sipas kohës lokale të Maqedonisë), ndërsa vitin 2025 i fundit, 26 orë më vonë, do ta presë Ishulli amerikan Baker (1 janar në orës 13 sipas kohës së Maqedonisë).
Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Në mëngjes moti do të jetë e kthjellët dhe i ftohtë me kushte për parqitjen e mjegulës në disa lugina. Temperatura minimale do të lëviz nga -7 deri në 3, ndërsa ajo maksimale nga 7 deri në 14 gradë. Në Shkup mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me paraqitje të mjegullës së mëngjesit, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i qetë me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore mëngjesin e sotëm po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata, bëri të ditur Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, shkarkoi Roman Mashovac nga funksioni i zëvendësshefit të kabinetit të tij. Në kumtesën nga Kabineti i Zelenskit theksohet se Roman Mashovac u emërua në funksionin e zëvendësshef i Kabinetit të Presidentit të Ukrainës më 22 shkurt të vitit 2020, raporton Ukrinform. Përveç Mashovacit, Zelenski shkarkoi edhe shefat e administratave shtetërore rajonale të Kievit dhe Poltavës.
Seul - Gjykata jugkoreane sot e miratoi urdhër-arrestin për presidentin Jun Suk Jeol, i cili u shfuqizua dhe suspendua për shkak të vendimit të tij për të vendosur gjendje të jashtëzakonshme më 3 dhjetor, kumtoi agjencia Jonhap. Zyra e hetimeve për korrupsion (CIO), e cila e heton Jun për vendosjen e papritur të gjendjes së luftës, konfirmoi se Gjykata e qyrkut në Seul e miratoi urdhër-arrestin. CIO nuk i komentoi arsyet e gjykatës për miratim të urdhër-arrestit, ndërsa vetë gjykata refuoi të komentojë.
Pekin - Presidenti kinez Si Xhinping tha se Kina dhe Rusia gjithmonë kanë shkuar "dorë për dore" në rrugën e vërtetë, njoftoi sot agjencia kineze Ksinhua, disa muaj pasi të dy vendet u pajtuan për "epokë të re të partneritetit strategjik" për çështjet kyçe. Të dy liderët në maj u pajtuan t'i thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të bashkëpunojnë për çështje nga interesi i ndërsjellë, siç janë Tajvani, Ukraina dhe rivali i përbashkët SHBA.
Uashington - Ministria amerikane e Financave sot, në letrën drejtuar anëtarëve të Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, kumtoi se në fillim të dhjetorit ka qenë cak i një sulmi kibernetik, por se dokumentet e besueshme nuk ishin rrezikuar. Siç ceket në letër, në goditje të sulmuesve ishin disa vende të punës në ministri, për të ishte prëdorur softueri i kompanisë amerikane Bijond trast (BeyondTrust), ndërsa sulmin, "sipas disa indikaciooneve", e ka kryer akteri, "i cili financiarisht mbështetet nga Kina".
Nju-Jork - Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara Deni Danon dje lëshoi një "paralajmërim të fundit" për huthët proiranian në Jemen t'i ndalin sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, duke thënë se u kanoset "fati i njejtë i mjerë" si Hamasi, Hezbollahu dhe presidenti sirian Bashar al Asad. Ambasadori, gjithashtu, paralajmëroi Teheranin se Izraeli mund ta sulmojë cilindo objektiv në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Iranin. Ai shtoi se Izraeli nuk do të tolerojë sulme nga ndërmjetësuesit iranian.
Phenian - Në letrën drejtuar presidentit rus, Vlladimir Putin, të dërguar dje, lideri verikorean, Kim Xhong-un premtoi se do ta përforcojë partneritetin gjithpërfshirës strategjik me Rusinë, lajmëroi agjencia verikoreane KCNA. Në letër, Kim Xhong-un ia uroi Vitin e Ri Vlladimir Putinit dhe të gjithë rusëve, përfshirë edhe ushtarëve të tyre dhe e shprehi gatishmërinë e vet për përforcim shtesë të lidhjeve bilaterale, të cilat, siç tha, dy liderët e vendosën në nivel më të lartë këtë vit me projekte të reja, transmetoi KCNA.