• сабота, 04 јануари 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 1 janar/ 2025 

Shkup - Ndërmarrja e qarkullimit publik Shkup sot do të funksionojë sipas itinerarit të së dielës, biletetaritë do të jenë të mbyllura, ndërsa teleferiku do të funksionojë nga ora 11 deri në 17:00.

Shkup  - Nga sot nuk vlejnë patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit. Qytetarët që do të kapen me patentë shofer të vjetër do të gjobiten me 100 euro. Deri më tani janë dhënë mbi 800 mijë patentë shoferë me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Shkup - Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) nga sot fillon me zbatimin në praktikë të dispozitave penale të Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore, me çka pritet të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet prodhuesve, furnitorëve dhe tregtarëve.

Shkup - Në vitin 2025 qytetarët e Maqedonisë do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Nga gjithsej 11 ditë jopune për të gjithë qytetarët, pesë janë ose të premten ose të hënën dhe lidhen me fundjavën, ose janë të dielën dhe sipas ligjit, ditët jopune transferohen të hënën.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën e fundvitit pët MIA-n thotë se kjo përbërje e Këshillit gjyqësor ndoshta ka legalitet, por nuk ka legjitimitet tek qytetarët. Thekson se potenciali kadrovik, i cili duhet ta freskojë këtë trup, me të vërtetë duhet të jetë me qëllim impozant dhe agjendë para vetes, por edhe memorje institucionale pas vetes, respektivisht të ketë biografi dhe peshë, pasi, siç tha, "nëse ne ata i zëvendësojmë me tjerë, e mbeten shprehitë dhe mënyra e e sjelljes e njëjtë, asgjë nuk kemi bërë".

Shkup - Në akset rrugore Strumicë-vendkalimi kufitar Novosellë dhe Negotinë-Demir Kapi sot në mëngjes ka mjegull për shkak të së cilës dukshmëria është ulur nga 100 në 150 metra, informoi Ndërmarrja publike "Rrugët e Maqedonisë". 

Shkup - Presidentja dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, e shoqëruar nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, sot do t'i vizitojnë pjesëtarët e Armatës në kazermën "Jane Sandanski" në Shtip.

Shkup - Një tërmet me intensitet prej tre gradësh sipas shkallës makrosizmike evropiane është regjistruar mbrëmë 15 minuta pas mesnate.

Shkup  - Në natën e Vitit të Ri me helmim akut nga alkooli në Klinikën për toksikologji në Shkup janë pranuar 18 pacientë, më i riu 14 vjeçar, ndërsa një fëmijë 13 vjeçar u lëndua rëndë në dorë nga fishekzjarrët dhe do të ketë invaliditet të përhershëm.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mbrëmë ka vizituar disa nga nëpunësit që kanë qenë në terren gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Shkup -  Sinoptikët edhe për nesër parashikojnë mot me diell dhe kryesisht të qetë me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa nga pasnesër valë e lagësht dhe e ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Shkup - Viti i Ri 2025 do të jetë i mbarë edhe për punëtorët në shëndetësi, thotë ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke potencuar se do të ketë paga më të larta, punësime të reja dhe investime të reja në shëndetësi.

Bruksel – Nga sot çdo shtëpi, gjegjësisht banesë apo shtëpi në Bruksel, duhet të ketë detektor tymi.

Bruksel - Pas Hungarisë, e cila gjatë kryesimit të saj me BE-në, tentoi "ta bëjë Evropën sërish të madhe", prej sot Polonia ka për qëllim të punojë në atë që Evropë të jetë më e sigurtë. Pikërisht me moton "Siguri, Evropë!", Varshava gjatë kryesimit të saj gjashtëmujor me Këshillin e Evropës planifikon t'i përkushtohet shtatë dimensioneve të konceptit për siguri më të madhe të Unionit. Multidimensionalizmi në të cilin planifikon të punojë Polonia, do të orientohet ndaj përforcimit të sigurisë së jashtme, të brendshme, kibernetike, ekonomike, energjetike, ushqimore dhe shëndetësore të BE-së dhe qytetarëve të saj.

Bruksel - Nga sot do të hiqen kontrollet e udhëtarëve në kufijtë tokësorë të Bullgarisë dhe Rumanisë me vendet e zonës Shengen.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit tha se vendi i tij "do të bëjë gjithçka" që ta përfundopjë luftën me Rusinë në vitin 2025.

Kiev – Ministria e Energjetikës e Ukrainës kumtoi se mëngjesin e sotëm e ndërpreu transportin e gazit rus në mbarë vendin.

Helsinki - Finlanda sot nga Malta e ndërmerr kryesimin njëvjeçar me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ndërsa shefja e diplomacisë Elina Valtonen do të jetë kryesuese.

Nju Jork – Bota ka nisur rrugëtimin e saj në vitin e ri.

Nju-Jork – Nga sot Greqia, Danimarka, Pakistani, Panamaja dhe Somalia janë anëtarë të rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me mandat dyvjeçar.

Deir Al Ballah – Të paktën nëntë palestinezë janë vrarë sot në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan personat zyrtarë, ndërsa lufta gati 15-mujore vazhdoi edhe në Vitin e Ri.

Nju Orleans – Një automobil është përplasur në një grup personash në Nju Orleans, duke lënduar disa persona, ndërsa sipas informacioneve fillestare ka edhe të vdekur.

Berlin– Pesë persona kanë humbur jetën në natën e ndërrimit të viteve në zona të ndryshme të Gjermanisë kur janë ndezur fishekzjarrë të fuqishëm, ndërsa në Berlin një polic është lënduar rëndë nga mjeti piroteknik, kumtuan sot autoritetet gjermane.

Nju Orleans - Dhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas në një grup të madh njerëzish në Nju Orleans në kryqëzimin e rrugëve Kanal dhe Burbon, sipas informacioneve zyrtare nga agjencia për gatishmëri për raste urgjente, NOLA Redi.

Остани поврзан