• понеделник, 06 јануари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 4 janar/ 2025

 Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dërgoi urim për rizgjedhjen e Majk Xhonson për   kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. Siç theksohet në urimin e Gashit, udhëheqja e tij e dëshmuar është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë amerikane, por edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së. 

Shkup - Dokumentet elektronike të shtypura do të kenë të njëjtën vlefshmëri si dokumenti origjinal. Kjo është bërë e mundur me ndryshimet në Ligjin për Dokumentet Elektronike të miratuara nga Kuvendi. "Në Kuvend shumica votoi ndryshimin e Ligjit për Dokumentet Elektronike. Them dy nene janë, një ndryshim shumë i vogël, por mendoj se do të thotë shumë. Dhe kjo është se, tani e tutje, dokumentet e nxjerra elektronike nga portali apo çdo portal tjetër shtetëror, të cilat janë tërësisht elektronike, do të mund t'i printoni dhe t'i përdorni njësoj si një dokument origjinal. Nuk do të keni nevojë të dilni për të printuar", deklaroi ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski duke qenë mysafir mbrëmë në emisionin “Pro apo kundër” në televizionin Alfa.

Shkup - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me kryetarin e Komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski, sot do të inspektojnë projektin e përfunduar "Punimi i kanalit atmosferik në komunën e Prilepit".

Shkup - Me lëshimin e rrugës eksprese nga Stracini deri në Kriva Pallankë, udhëtimi nga 30 minuta do të shkurtohet në 10 minuta, ndërsa nga Kriva Pallanka deri në Kumanovë  në vend që një orë do të udhëtohet 40 minuta. Rruga, e cila  zyrtarisht u lëshua sot, është në një gjatësi prej  25.5 kilometra dhe është pjesë e Korridorit 8. Investimi i përgjithshëm është 93.7 milionë euro, nga të cilat 80.20 milionë euro janë fonde nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në një vlerë prej 13.50 milionë euro. 

Prilep - Nga fillimi i vitit, Komisioni i Rinovuar për Mbrojtjen e Konkurrencës mund të dënojë deri në 20.000 euro për kontrata të konstatuara për praktika të padrejta tregtare, theksoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski. Me fillimin e vitit filloi aplikimi i dënimeve për parregullsitë në zbatimin e Ligjit për praktika të padrejta tregtare, i cili është në funksion, sipas direktivës së BE-së nga 28 shtatori. Procesi u ndoq me monitorim deri në fund të vitit 2024, tashmë janë në fuqi dënimet në para.

Shkup - Procedurë hetimore ka filluar kundër një 23-vjeçari, i cili dyshohet se ka kryer akte seksuale ndaj një fëmije nën moshën 15 vjeçare në Zhelinë, që është vepër penale në pajtim me Nenin 188 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë, me kërkesë të prokurorit publik i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Shkup - Në vend dhe në botë sot - 4 Janar, shënohet Dita Ndërkombëtare e Shkrimit Braille dhe Edukimit të Personave me shikim të dëmtuar. Nga Koalicioni “Ndryshojmë” njoftojnë se sot shkrimi Braille i garantuar me të gjitha dokumentet ndërkombëtare është i padukshëm në sistemin arsimor përveç në SHSHFRSHD “Dimitar Vllahov” në Shkup. Koalicioni thekson se kanë bërë një vlerësim të sistemit që tregon se mijëra njerëz nuk e njohin Braillin për disa arsye.

Shkup - Nga sot e deri të martën autobusët e NQP-së do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa teleferiku do të funksionojë normalisht nga ora 10 deri në 17:00, njoftojnë nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike.

Shkup - Nga Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë"   pasdite informuan se për shkak të mjegullës ka ulje të dukshmërisë deri në 30 metra në aksin rrugor fshati Gajre - Kodrën e Diellit, deri në 50 metra në qafën malore Bukovë edhe deri 70 metra në qafën malore Gjavatë. Siç theksohet në kumtesë, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit. Në pjesët tjera të shtetit, rrugët ishin kryesisht të thata.

Shkup- Nga mëngjesi i sotëm janë hequr ndalesat për automjete të rënda transportuese në rrugët Gostivar - Dega Mavrovë - Dibër dhe në rrugën Gostivar - Strazhë. Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Podgoricë - Me rastin e masakrës së 1 janarit në Cetinje, ku u vranë 12 persona, sot në Godinën e Qeverisë në këtë qytet malazez është mbajtur seancë komemorative në nderim të viktimave. Komemoracioni filloi me një minutë heshtje për viktimat, pas së cilës u theksua se kjo është një nga sfidat më të mëdha që kanë goditur Cetinjen dhe Malin e Zi.

Lubjanë - Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, nuk ka aplikuar për pozitën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, raporton Anadolia. Sot është afati i fundit për paraqitje në  thirrjen e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri për katër të dërguar specialë të BE-së, përfshirë atë për dialogun Prishtinë - Beograd dhe çështje të tjera rajonale.

Kiev - Rusia ka kryer mbi 300 sulme me dronë dhe ka lëshuar rreth 20 raketa, përfshirë ato balistike, ndaj Ukrainës në tre ditët e para të vitit 2025, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në kanalin e tij në "Telegram", transmeton Ukrinform.

Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholc shprehu shqetësimin për mbështetjen që miliarderi Ilon Mask po i jep partisë së ekstremit të djathtë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD) në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për më 23 shkurt, transmeton DPA.

Uashington - Gjyqtari i Nju Jorkut që kryeson çështjen e ryshfetit të presidentit të zgjedhur Donald Tramp për të heshtur, do ta dënojë Trampin dhjetë ditë para inaugurimit të tij. Gjyqtari Huan Merçan tha se Trampi, ish presidenti i parë që u dënua për një krim, mund të paraqitet personalisht ose virtualisht në dënimin e caktuar për më 10 janar.

Uashington - Presidenti i rizgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp, e ka quajtur vendimin e gjyqtarit Huan Merçan për të mos e ndalur rastin kundër tij për pagesat e heshtura ndaj porno yllit Stormi Daniels dhe për të shqiptuar një dënim më 10 janar "sulm politik të paligjshëm". "Ky sulm i paligjshëm politik nuk është gjë tjetër veçse një farsë”, shkruan presidenti i ardhshëm në rrjetin e tij social "Truth Social".

Seul - Mijëra koreano-jugorë pritet të protestojnë sot në Seul në mes të thellimit të krizës politike pas përpjekjes së dështuar për të arrestuar presidentin e ndërruar Jun Suk-jeol, i akuzuar për "rebelim" për përpjekje për të vendosur ligjin ushtarak në fillim të dhjetorit. Në qendër të qytetit, pranë sheshit kryesor dhe përballë shtëpisë së Jun, janë paralajmëruar tubime të kundërshtarëve dhe mbështetësve të tij.

 Londër - Toka sot në or;n 14:28 Toka do të arrijë pikën më të afërt me Diellin, e njohur si perihelion. Në atë moment, planeti ynë do të jetë në largësi147 milionë kilometra nga Dielli. Perihelion është kur Toka është më afër Diellit në orbitën e saj, ndërsa kjo zakonisht ndodh në fillim të janarit.

Shkup - Në orët e mëngjesit dhe të paradites do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje lokale të shiut dhe borës në zonat më të ulëta, ndërsa në vendet më të larta dhe male me borë. Do të fryjë e erë e dobët deri në  mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga  veriu. Në zonat malore do të ketë rritje të shtresës së borës, ndërsa në disa nga vendet më të larta do të formohet një shtresë më e vogël e borës. Pasdite vranësira do të zvogëlohet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 4 deri në 10 gradë.

Остани поврзан