18:00/30 dhjetor/2024
Shkup - Investimet kapitale këtë vit do të mbarojnë në nivel më të madh prej 70 për qind, nga ajo që është paraparë dhe planifikuar dhe mendoj se çdoherë mundë të bëhet më mirë, theksoi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit të katit të parë të renovuar të Spitalit Psikiatrik në Shkup. Ai theksoi se viti 2024 ishte vit zgjedhor, ndërsa siç tha gjysma e parë ishte e tillë, siç ishte, por Qeveria e re ka bërë gjithçka që mundet për ta rritur realizimin.
Shkup - Nuk besoj se ISHP Gjinekologjia Çair furnizohet me kamera të tilla të sigurimit të cilat regjistrojnë audio, nëse eventualisht ka, do të mendojmë më tej për hapat e ardhshëm, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në përgjigjen e gazetarëve në hapjen solemne të pjesës së renovuar të Klinikës Universitare për Psikiatri. Sipas Taravarit, njoftimi vjen nga disa media të cilat kanë tendencë të tregojnë se qeveria kërkon të përgjojë dhe të shohë se çfarë po ndodh në Institucionin e Shëndetit Publik.
Shkup - Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve sot është mbajtur Kuvendi i rregullt vjetor i aksionarëve të SHA MEPSO. Kuvendi e ka shqyrtuar Raportin vjetor financiar dhe Raportin vjetor për punën e SHA MEPSO për viitn 2023, si dhe punën e Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të Shoqatës për vitin 2023. Në Kuvend u theksua se prioritet në punën e kompanisë i jepet menaxhimit efikas të sistemit elektrotransmetues përmes zhvillimit optimal dhe të qëndrueshëm të kompanisë, informojnë nga Ministria e Transportit. Në Kuvend, në prani të ministri Nikollovski dhe drejtorit dhe kryetarit të BD, Burim Latifi, u notua se Shoqata aksionale me punën e saj financiare i ka konsoliduar gjendjet e trashëguara përmes zvogëlimit të harxhimeve joproduktive dhe përforcimin e kapaciteteve përmes projekteve zhvillimore.
Shkup - Zëvendëskryeministri Arben Fetai, së bashku me zëvendës ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, sot mirëpritën në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut punonjësit dhe artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe për të kremtuar zgjidhjen e statusit të tyre të punësimit. "Ky është një moment i rëndësishëm, i cili jo vetëm që përmirëson një padrejtësi të madhe, por edhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës shqiptare", theksoi Fetai në fjalën e tij përshëndetëse.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar sipas raportit të Drejtorisë së Policisë Financiare, ka ngritur lëndë dhe ka iniciuar procedurë ndaj tetë personave, për shkak të dyshimit të bazuar për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. I dyshuari i parë në lëndë është ish drejtori i ZZHTI-s, Jovan Despotovski, i cili së bashku me tre persona zyrtarë nga Byroja për Prokurime Publike dhe katër persona nga Komisioni Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, i ka mundësuar personit juridik përfitim kundërligjor të pasurisë me vlerë 622.981.190 denarë. Siç njoftuan nga PP-ja, i dyshuari i parë ka shpallur konkurs për prokurim publik për ndërtimin e infrastrukturës për ZZHTI Shtip, dhe ZZHTI Strumicë. Dy operatorë ekonomik paraqitën ofertat, prej të cilave njëra kompani ofroi çmim më të lartë, por afat më të shkurtë për realizim dhe është zgjedhur. Tre personat nga Byjoja për Prokurime Publike nuk e kanë kryer detyrimin e tyre për kontroll të dokumentacionit të tenderit dhe kanë dorëzuar një procesverbal me të cilin kanë lejuar që procedura të vazhdojë, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Shkup - Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit gjyqësor u caktua për të premten, kumtojnë nga Këshilli. Ish kryetarja, Vesna Dameva, para një muaji ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Si shkak për dorëheqjen, e përmendi "mospasjen e sensit tek pushteti ekzekutiv dhe legjislativ që të sigurohet drejtësi e shpejtë dhe efikase, si dhe tentimet për shkeljen e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë nga pushteti".
Shkup - Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi i cili si i dyshuar në rastin "Llotaria shtetërore" gjendet në arrati, ka deklaruar sot se nuk ka koment për atë që po ndodh me Grubin, por porositi se është me rëndësi që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre. "Nuk kam koment për atë që po ndodh me Artan Grubin. Nuk e di ku është. Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të thirren në përgjegjësi për veprimet e tyre dhe shpresoj që ai (Grubi) është njëri prej tyre", ka thënë Ageleri.
Shkup - Procedurë hetuese kundër të dyshuarit të fundit në rastin "Mali" vazhdon pas privimit të djeshëm nga liria të personit nga fshati Gërçec, i cili u kërkua me urdhërarrest qendror më shumë se tre vjet për shkak të dyshimit për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtojnë nga Prokuroria publike. Lënda "Mali" është hapur në mars të vitit 2021 kundër 28 personave, anëtarë të dy rrjeteve të organizuara kriminele. Në aksionet janë privuar nga liria 22 persona, ndërsa pesë ishin në arrati. Nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht 2023, katër prej të dyshuarve janë arrestuar, duke e përfshirë edhe të dysharin e parë.
Shkup - Nga suksesi i Shportës së Vitit të Ri do të varet nëse shporta e Pashkëve dhe Ramazanit do të shkojë me plan aksionar apo me vendim për ngrirjen e çmimeve, paralajmëroi numri një i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. "Deri në datën 15 janar, kur zgjat shporta e Vitit të Ri, do të dihet nëse janë arritur rezultatet e pritshme apo jo. Këtë shportë e kemi bërë me një plan aksionar, pra vetë palët e interesuara vendosën të ulin çmimet e produkteve që shpenzojnë më shumë për festat e Vitit të Ri, ndërsa ne vetëm i kemi mbështetur. Nëse rezulton se nuk i ka përmbushur pritshmëritë dy shportat do t'i sjellim me vendime për ngrirjen e çmimeve", tha Durmishi në takimin e sotëm me gazetarët. Për keqpërdorimet fillestare me çmimet gjatë zbatimit të shportës së Vitit të Ri ai ka akuzuar prodhuesit, shpërndarësit dhe tregtarët.
Shkup - Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga Qendra hetuese gjatë analizës së materialit dëshmues të grumbulluar deri më tani kanë ardhur deri te njohuri të tjera të mundshme penale dhe persona të përfshirë, njoftoi Prokuroria Publike. "Me qëllim shqyrtimin e të dhënave të tilla më 28.12.2024, një person është dërguar në stacionin policor. Për shkak të ekzistimit të dyshimit se është autor i mundshëm i krimeve të zbulimit të sekretit zyrtar dhe bashkimit kriminal me të është zhvilluar një bisedë zyrtare", thonë nga PP.
Shkup - Qeveria e Bullgarisë e miratoi projekt-marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin dhe punën e tunelit tejkufitar hekurudhor "Deve Bair", do të formohet komitet i përzier dhe do të bisedohet me Maqedoninë e Veriut për tekstin e marrëveshjes, kumtoi sot pres shërbimi i Këshillit të ministrave. Siç njofton DPA, qëllimi është të bëhen obligime dhe afate të qarta për ndërtimin e lidhjes hekurudhore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. "Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si palë të marrëveshjes propozoi që të dy palët të ndërmarrin aktivitete reale për realizimin e objektit të tunelit hekurudhor, që është lidhje hekurudhore mes dy vendeve fqinje. Ndërtimi i Korridorit strategji transportues VIII është parakusht për këmbim komercial dhe industrial, si në bazë bilaterale mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për vendet nga rajoni", qëndron në kumtesë.
Shkup - Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) sot ka dalur me rekomandime për hidratim të duhur gjatë festave të fundvitit. "Gjatë pushimeve njerëzit nuk bëjnë shumë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit dhe pijeve. Megjithatë, ky “relaksim”, për fat të keq, nuk zgjat vetëm një ditë, por zgjat rreth tridhjetë ditë. Këtë vit, Instituti i Shëndetit Publik fokusohet në rekomandimet për hidratim të duhur gjatë festave të fundvitit", thuhet në njoftim, duke apeluar qytetarët që të kenë kujdes pijet e tyre. Nga ISHP-ja theksojnë se pijet e ëmbla "fshehin një të vërtetë të thartuar".
Seul - Autoritetet e Koresë së Jugut kanë identifikuar 140 nga 179 persona të cilët humbën jetën kur aeroplani me të cilën udhëtonin është rrëzuar dhe ka marrë flakë në aksidentin më vdekjeprurës ajror në vend, njofton DPA. Vazhdojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit të Koresë së Jugut i cili udhëtonte nga Bangkoku për Muang. Pilotët raportuan goditjen me zogj pak para uljes emergjente të aeroplanit, raportoi më herët agjencia e lajmeve koreano-jugore, duke cituar Ministrinë e Transportit.
Zagreb - Ish mbrojtësi i kombëtares italiane, Fabio Kanavaro u emërua për trajner të ri të Dinamo Zagrebit, kumtoi klubi kroat. "Karizma e tij, pedigreja e kampionatit dhe etja për sukses e bëjnë atë kandidat ideal. Kanavaro e njeh ekipin, ligën dhe sfidat që vijojnë”, thuhet në kumtesën e Dinamo Zagrebit. Kanavaro, i cili paraprakisht e drejtoi Udinesen për një kohë të shkurtër në fillim të këtij viti, ulet në pankinën e kampionëve kroatë pas dorëheqjes së Nenad Bjelicës.