09:00/5 nëntor/2025
Shkup - Nën moton "Fuqia e aksionit në kohë për sistemin shëndetësor që porosit", sot në Shkup do të mbahet Konferenca er katërt vjetore për shëndetësi në organizimtë Odës Ekonomike e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut - AmÇam. Konferenca, sipas organizatorëve, do të bashkojë përfaqësues të institucioneve, industrisë shëndetësore, bashkësisë akademike dhe organizatave të pacientëve, me qëllim që të identifikohen zgjidhje praktike për sistem më efikas modern dhe të qëndrueshëm shëndetësor.
Shkup - Pa ujë sot prej orës 9:00 do të mbeten disa nga shfrytëzuesit nga rruga "Aco Karamanov" si dhe objekti i Rezidencës amerikane në komunën Qendër. Nga Qendra për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit kumtuan se ndërprerja është për shkak të defekt në shahtin prej f - ¾ në rrugën "Aco Karamanov" nr.10 dhe do të zgjasë deri në mënjanimin e defektit.
Shkup - Për shkak të një zjarri të madh dhe pjesëve të rrëzuara të një rimorkioje automjeti, segmenti autostradë A1 Veles - Gradsko është mbyllur që nga ora 01:20 dhe automjetet po devijohen në autostradën Gradsko - Drenovë, informon LAMM. Trafiku në autostradën Prilep - Gradsko është alternuar. Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë lehtë deri në erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 12 deri 17 gradë Celsius. Edhe në Shkup do të jetë moti i ndryshueshëm. Do të fryjë mesatarisht, erë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë Celsius.
Tuzlla - Në zjarrin që mbrëmë e kaploi një pjesë të Shtëpisë së pensionistëve në Tuzlla vdiqën 10 persona, ndërsa në mesin e të lënduarve ka edhe pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, theksojnë informatat preliminare nga Drejtoria e policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë. Zjarri i përmasave të mëdha e kaploi katin e shtatë të ndërtesës në Shtëpinë e pensionistëve në Tuzlla rreth orës 20:45. Sipas informatave të para të policisë, jetën e humbën dhjetë persona të Shtëpisë.
Bruksel - Autoritetet maqedonase vazhduan të punojnë në sinjalistikën për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe Planin e Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve, por është e rëndësishme që vendi të përparojë dhe të finalizojë të gjithë punën përgatitore që lidhet me kriteret për hapjen e Grup-kapitullit "Vlerat Thelbësore". Kjo citohet në Raportin e Komisionit Evropian mbi progresin e Maqedonisë në rrugën evropiane për vitin 2025, të publikuar dje.
Bruksel - Ish-komisari evropian për drejtësi dhe ministër në disa qeveri belge, Didie Rejnders zyrtarisht është i akuzuar për larje parash, pasi që u mor në pyetje nga organet hetuese më 16 tetor, kumtuan mbrëmë mediumet belge. Aktakuza kundër Rejnders është inicuar për shkak të dyshimeve se "ka larë" para me prejardhje të dyshimtë, në atë mënyrë që më shpesh me para të gatshme ka blerë të a.sh. "e-bileta" për lojëra fati, vlera e të cilave është një dhe 100 euro dhe mund të merren në shumë pika shitjeje në mbarë Belgjikën, dhe më pas mjetet nga ata vauçerë që janë depozituar në llogarinë e dedikuar për lojëra fati i ka transferuar në llogarinë e tij personale të transaksionit.
Bruksel - Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit "Zeventem" mbrëmë për herë të dytë ishte mbyllur më shumë se një orë e gjysmë për shkak të një droni të vërejtur, vetëm gjysmë ore pasi trafiku ajror nga dhe drejt tij u rikthye pas një ndërprerjeje prej gati një ore, raportoi shërbimi publik radiodifuziv belg në gjuhën holandeze, VRT. "Zeventem" fillimisht u mbyll për trafikun diku para oërs 20:00, pasi në hapësirën ajrore mbi aeroport u vunë re tre dronë. Pas pak më shumë se një orë, rreth orës 21:00, trafiku nga aeroporti u rikthye, por u ndërpre përsëri pas orës 22:00.
Pekin - Kina do të pezullojë taksat shtesë prej 24 për qind për importin amerikan për një vit, por do të mbajë normën prej 10 për qind, njoftoi Komisioni Doganor i Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës (qeveria e Kinës). Kjo vjen disa ditë pas një takimi javën e kaluar midis liderit kinez Si Xhinping dhe presidentit të SHBA-së Donald Tramp. Komisioni, gjithashtu, njoftoi se Kina, blerësi më i madh në botë i produkteve bujqësore, do të heqë disa taksa deri në 15 për qind për produktet bujqësore amerikane nga 10 nëntori.
Nju-Jork - Demokrati i majtë Zohran Mamdani fitoi në zgjedhjet për prefekt të Nju-Jorkut, sipas projeksioneve të mediave amerikane të publikuara mbrëmë vonë. Me 97 për qind të votave të numëruara, kandidati 34 vjeçar ka siguruar avantazh të paarritshëm, publikuan disa media amerikane, duke iu referuar të dhënave nga Komisioni zgjedhor i Nju-Jorkut. Rezultatet jozyrtare të ueb-faqes të Komisionit treguan se Mamdani ka fituar 50,4 për qind të votave, ish-guvernatori demokrat Endrju Komo 41,6 për qind, ndërsa republikani Kurtis Silva 7,1 për qind, me më pak se 3 për qind të votave që mbeten për t'u numëruar.
Nju-Jork - Prefekti i sapozgjehdur i metropolit të Nju-Jorkut - Zohran Mamdani, deklaroi se do ta përfundojë "kulturën e korrupsionit" nga e cila kanë dobi miliarderët si dhe presidenti amerikan, Donald Tramp. Kandidati 34-vjeçar i krahut progresiv të Partisë demokratike e fitoi garën kundër ish-guvernatorit Endru Kuomo dhe përfaqësuesit të Partisë republikane të Trampit - Kertis Sliva. "Do ta përfundoj 'kulturën e korrupsionit' që u mundësoi miliarderëve si Trampi të evitojnë tatime dhe të shfrytëzojnë lehtëlsime tatimore", u tha mamdani mbështetësve të vet.
Uashington - Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në aksidentin e një aeroplani kargo "JupiEs" (UPS) në shtetin federal amerikan Kentaki, njoftoi guvernatori Endi Beshir. Ai paralajmëroi se numri i viktikmave mund të rritet ndërkohë, ndërsa policia informoi se ka edhe disa të lënduar. Shkaku i aksidentit, që ka ndodhur në zonën industriale të periferisë në Luisvil, ende nuk dihet.
Liverpul - Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa, nuk është i kënaqur me performancën e ekipit të tij në duelin e mbrëmshëm me Liverpulin. Reali humbi në "Enfild" 1:0 në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve, Kurtoa ishte një nga më të mirët në terren, duke e shpëtuar ekipin e tij nga një humbje më e madhe. "Real Madridi duhet të luajë më mirë. Në ndeshje si kjo e sotmja, detajet e vogla vendosin gjithçka. Duhet të qëndrojmë të qetë. Kemi Olimpiakosin përpara nesh dhe do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë. Nëse fitojmë, kemi shanse të mira për të përfunduar në tetë vendet e para", tha Kurtoa pas ndeshjes.